Shqipëri-Izrael, një historik i marrëdhënieve diplomatike

Shqipëria e ka njohur Izraelin, më 16 prill 1949. Më 19 gusht 1991 u vendosën marrëdhëniet diplomatike.


Shqipëria dhe Izraeli kanë përjetuar dy periudha krejt të kundërta në marrëdhëniet e tyre gjeopolitike dhe diplomatike. E para, përkufizohet me politikën refuzuese të regjimit komunist në vitet 1948-1990 dhe, e dyta, ajo pas viteve 1990, që përkon me qëndrimin dashamirës të shtetit shqiptar.

Shqipëria dhe hebrenjtë kanë një histori të lavdishme gjatë Luftës së Dytë Botërore, me strehimin dhe shpëtimin të jo vetëm atyre që jetonin në Shqipëri, rreth 200 hebrenj, por dhe të dhjetëfishit që erdhën nga vende të tjera, mbi 2000.

Hebrenj në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore

 

Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte vendi i vetëm, ku numri i hebrenjve pas Luftës ishte më i madh se para fillimit të saj.

Lajmi ne Agjencine Telegrafike Hebraike oer njohjen e Izraelit nga Shqiperia, 19 prill 1949

 

Shqipëria e ka njohur zyrtarisht Shtetin e Izraelit, më 16 prill 1949, por më pas, politika e liderit komunist Enver Hoxha, nuk ishte aspak dashamirës ndaj shtetit hebre, duke qenë më afër vendeve të tjera të Lindjes së Mesme dhe refuzuar disa tentativa diplomatike të Izraelit drejt përmirësimit dhe vendosjes së marrëdhënieve.

Sinjali i parë i ndryshimit të politikës së Shqipërisë kundrejt Izraelit ishte bisedë e iniciuar nga ambasadori i Shqipërisë në Romë, Dashnor Dervishi, me homologun e tij izraelit, Mordechai Drori në mesin e majit të vitit 1990.

Ambasadori i Izraelit në Romë, Mordechai Drori

 

Më 16 mars 1991 në Romë, një takim midis ambasadorit shqiptar në Itali, Dashnor Dervishi dhe homologut të tij izraelit, Mordechai Drori, kristalizoi edhe të ardhmen gjeopolitike midis dy vendeve.

Ambasadori i Shqipërisë në Romë dhe më vonë në Izrael, Dashnor Dervishi

 

Dervishi e informoi Drorin, se në Shqipëri ishte themeluar Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Izrael, edhe e ftoi atë të ishte “miku special” në inaugurimin e saj në prill 1991.

Më 19 korrik 1991, Drori vizitoi Shqipërinë dhe u takua me ministrin e Jashtëm të atëhershëm shqiptar, Muhamet Kapllani, të cilit i dorëzoi ftesën e ministrit të Jashtëm të Izraelit, David Levy.

Ministri i Jashtë i Shqipërisë, Muhamet Kapllani

 

Më, 19 gusht 1991, ministri i Jashtëm, Muhamed Kapllani vizitoi Izraelin dhe të dy vendet firmosën një Memorandum Mirëkuptim për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

 

Ministria e Jashtme e Izraelit propozoi që 25 studentë shqiptarë të merrnin pjesë në kurset e organizuara nga Departamenti Ndërkombëtar i Kooperimit të Ministrisë së Jashtme.

Në mesin e vitit 1998, Qeveria “Nano” vendosi të hapte seli të përhershme për ambasadën shqiptare në Izrael. Ambasadori i parë i Shqipërisë në Izrael ishte Dashnor Dervishi.

Ambasadori i Izraelit në Romë, Avi Panzer, ishte gjithashtu ambasadori i parë jo-rezident në Shqipëri. Ai u pasua nga Amira Arnon, Irit Ben-Aba, Ehud Gol dhe David Cohen.

David Cohen, ambasadori i parë rezident i Izraelit në Shqipëri

 

Ambasada e përhershme e Izraelit në Tiranë është hapur në gusht të vitit 2012. Ambasadori i parë rezident i Izraelit në Shqipëri është David Cohen(2012-2015), Boaz Rodkin (prill 2015-2019) dhe ai aktual, Noah Gal Gendler (nga gusht 2019).

Ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin (në detyrë nga prill 2015-2019).

 

Ambasadori aktual i Izraelit, Noah Gal Gendler

Ambasadorët e Shqipërisë në Izrael janë: Dashnor Dervishi, Bashkim Dino, Tonin Gjuraj, Qirjako Kureta, Bujar Skendo, Bardhyl Canaj (në detyrë).

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, dhe presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin.

 

Janë disa konsuj nderi të Shqipërisë në Izrael dhe ata janë qytetarët izraelitë: Rafael Faust, Menashe Getz (konsullata në Eilat), Avraham Rinot (konsulata në Haifa).

Konsulli i Nderit i Shqiperise ne Izrael, Rafael Faust, dhe Presidenti Ilir Meta
Ambasadori i Shqipërise, Bardhyl Canaj me konsujt e nderit të Shqiperisë në Izrael

 

Konsuj nderi të Izraelit në Shqipëri kanë qenë apo janë: Bardhyl Canaj, Rodolf Xhillari (në detyrë, konsullata në Durrës).

Konsulli i Nderit i Izraelit në Shqipëri, Rodolf Xhillari

 

Në Parlamentin e Shqipërisë është ngritur edhe Grupi Parlamentar i Miqësisë Shqipëri-Izrael, me kryetare aktuale deputeten e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti.

Kryetarja e Grupit Parlamentar i Miqësisë Shqipëri-Izrael, Blerina Gjylameti.

 

Prof.Dr. Petrit Zorba

 

Në Shqipëri, që nga viti 1991 është ngritur Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Izrael, me kryetar Petrit Zorba.

/Izraeli Sot/

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit