Ines Demiri uron Distria Krasniqin: Shteti më i ri europian, me kampione olimpike!
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, uroi kampionen olimpike, xhudisten Distria Krasniqi, e cila fitoi “Medaljen e Artë” në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, uroi kampionen olimpike, xhudisten Distria Krasniqi, e cila fitoi “Medaljen e Artë” në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Distria Krasniqi ia ka dalë të triumfojë edhe në finalen e madhe të xhudos, duke siguruar medaljen e artë në kategorinë 48 kg.
“Shteti më i ri evropian, Republika e Kosovës shkruan historinë duke e fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” në Japoni, medalja e dytë e artë shtetit tonë në po aq paraqitje në Lojëra Olimpike, pas fitores se xhudistës numër një në botë Distria Krasniqit në finale ndaj xhudistes vendase, Funa Tonaki. Suksese të gjithë sportistëve tanë në Tokio!”, shkruan Demiri në rrjetet sociale.
25-vjeçarja triumfoi ndaj japonezes Tonaki Funa në finale. Në debutim mposhti brazilianen Gabriela Chibana, ndërsa më pas ia doli të thyejë kinezen Chen Hao Lin.
Xhudistja nga Peja ia doli edhe në gjysmëfinale, duke fituar ndaj mongolezes Urantsetseg Munkhbat, një duel i fortë dhe tepër i luftuar.
Një sukses i madh për Krasniqin, teksa kjo është medalja e dytë e artë e Kosovës në historinë e Lojërave Olimpike.
Të parën e fitoi Majlinda Kelmendi pesë vite më parë në Olimpiadën e Rios në Brazil.