Ambasadori i Izraelit viziton Muzeun Historik, Dorian Koçi: Bashkëpunim i ngushtë midis muzeve të dy vendeve
Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, priti në një takim pune ambasadorin e Izralit në Shqipëri, Noah Gal Gendler.
Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, priti në një takim pune ambasadorin e Izralit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Në qendër të bisedës ishte 30-vjetori i lidhjeve diplomatike midis dy vendeve dhe aktivitetet e ndryshme kulturore që mund të mbahen në lidhje me këtë përvjetor në ambientet e muzeut, sikurse dhe lidhjet e marrëveshjeve të bashkëpunimit midis Muzeut Historik Kombëtar dhe muzeve të njohur të Izraelit si Muzeu Yad Vashem.
Postimi i plotë
“Pata kënaqësinë të mirëprisja në një takim ambasadorin e akredituar të Izraelit në Shqipëri, Z.Noah Gal Gendler.
Në qendër të bisedës ishte 30-vjetori i lidhjeve diplomatike midis dy vendeve dhe aktivitetet e ndryshme kulturore që mund të mbahen në lidhje me këtë përvjetor në ambientet e muzeut sikurse dhe lidhjet e marrëveshjeve të bashkëpunimit midis Muzeut Historik Kombëtar dhe muzeve të njohur të Izraelit si Muzeu Yad Vashem.
E njoha Z.Gendler me disa aspekte të pranisë historike të hebrenjve në trojet shqiptare si dhe bashkëjetesës midis komuniteteve të ndryshme fetare si dhe rolin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ambasadori gjithashtu e vuri theksin në rolin që kanë patur shqiptarët në shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri përgjatë Luftës së Dytë Botërore, duke u shprehur se do të punonte që materialet historike që i dëshmojnë këto ngjarje të njihen edhe në Izrael nga nxënësit e shkollave por edhe më gjerë.