Kompania izraelite “Doncafe” stimulon vaksinimin në Kosovë
“Doncafe” një kompani me qendër në Prishtinë, përfaqësuese zyrtare konglomeratit ndërkombëtar izraelit, “Strauss Group” ka ndërmarrë një iniciativë shumë kuptimplote, duke ofruar kafe dhe ujë falas për të vaksinuarit më vaksinën anti-Covid-19.

Sipas menaxherit të një prej lokaleve të rrjetit “Doncafe” në kryeqytetin e Kosovës, Adriatik Gashi, synimi i kësaj ofertë është ndërgjegjësimi i qytetarëve për vaksinim masiv dhe mbrojtja e shëndetit, pas konfirmimit të rasteve me variantin “Delta” në Kosovë.
“E kemi bërë këtë ofertë, që ata që nuk janë ende të vaksinuar ta kryejnë atë, të ruajnë shëndetin e vet dhe të familjes së tyre. Për të përfituar pije falas, duhet të kenë dëshmi, të na tregojnë që e kanë marrë vaksinën dhe të vijnë këtu, por të marrin edhe njerëz të shtëpisë”, tha menaxheri Gashi për Radio Televizionin e Kosovës, RTK.
Qytetarët e vaksinuar e kanë mirëpritur këtë nismë dhe u bënë thirrje të tjerëve të vaksinohen sa më parë.
“Besoj se është një nismë e mirë dhe duhet të vazhdojë. Është për të mirën e njerëzve dhe duhet të vaksinohen sa më shpejt”, shprehet qytetari Miran Zeneli për RTK.