Gjimnastja ritmike izraelite Linoy Ashram fiton medaljen e artë olimpike në “Tokyo 2020”
Ajo është femra e parë izraelite që fiton një medalje ari në Lojërat Olimpike Verore.
Gjimnastja ritmike Linoy Ashram fitoi medaljen e tretë të artë olimpike të Izraelit, duke mposhtur konkurrencën e ashpër ruse për të marrë vendin e parë në podiumin e “Tokyo 2020”.
Ajo është femra e parë izraelite që fiton një medalje ari në Lojërat Olimpike Verore.
Përpara suksesit të Ashramit, ekipi olimpik i Izraelit kishte marrë tashmë tri medalje në Tokio: Gjimnasti Artem Dolgopyat fitoi medaljen e dytë olimpike të artë të Izraelit në Izrael, ekipi i përzier i xhudos fitoi bronz, dhe taekwondo Avishag Semberg gjithashtu mori bronzin në kategorinë e 49 kg të femrave.
Ashram grumbulloi 27.550 pikë dhe doli e para në disiplinën e parë të konkursit individual me rutinën e saj. Ajo pastaj doli e para së bashku në rrotullimin e dytë – rutina e topit – me një rezultat prej 28.300. Në rotacionin e tretë, klubet, Ashram mori 28.650.
Në ekzekutimin e saj të fundit, të shoqëruar me melodine e famshme “Hava Nagila”, Ashram ajo rrëzoi shiritin e saj dhe shënoi 23.300, megjithatë ishte ende e mjaftueshme për të që të mbante epërsinë e saj ndaj gjimnastes ruse Dina Averina.