Agron Duka pret ish-nënkryetarin e Kuvendit të Izraelit: Shqipëria të ndjekë modelin e Izraelit për Agrotech
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, zhvilloi një takm me ish-Nënkryetarin e Kuvendit të Izraelit, deputetin Yehiel Hilik Bar.
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, zhvilloi një takm me ish-Nënkryetarin e Kuvendit të Izraelit, deputetin Yehiel Hilik Bar.
“Shqipëria duhet të jetë qendra Ballkanike për Agrotech. Izraeli modeli më i suksesshëm në botë. Shndërrimin e Shqipërisë në një qendër për Ballkanin Perëndimor për njohuritë dhe teknologjitë e reja për ekonominë e gjelbër, ekonominë e dijes si dhe garantimin e sigurisë ushqimore në të gjithë zinxhirin e prodhimit, përpunimit, ruajtjes, shitjes dhe eksportimit”, shkruan kreu i PAA-së në rrjetet sociale.
Postimi i plotë
Gjatë takimit të zhvilluar me ish Nënkryetarin e Kuvendit të Izraelit MK Yehiel Hilik Bar qartësova:
• Shqipëria duhet të jetë qendra Ballkanike për Agrotech. Izraeli modeli më i suksesshëm në botë.
• Rritja dhe konkretizimi i këtij vizioni duhet të fillojë nga dija për ekonominë e gjelbër.
• Vizioni, propozimi i një plani konkret dhe angazhimi i përkushtuar i z. Bar për paqen midis Palestinës dhe Izraelit, Modeli që duhet të inspirojë zgjidhjen e konflikteve në BP.
1. Si kryetar i PAA dhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë,– do ti kërkoj parlamentit të ri që sapo të fillojë punë të intensifikojë dhe materializojë rritjen e bashkëpunimit midis dy parlamenteve, dy qeverive, duke filluar nga ai midis qarqeve akademike dhe universiteteve tona me prioritet pikërisht ekonominë e gjelbër dhe ekonominë e dijes.
2. Do ti kërkoj qeverisë së re shqiptare në Tiranë dhe shpresoj edhe ju qeverisë së re të vendit tuaj një partneritet strategjik efektiv me Izraelin pro ekonomisë së gjelbër dhe ekonomisë së dijes ku Izraeli është një model suksesi dhe inspirimi për gjithë botën.
Disa nga kolonat thelbësore të këtij vizioni:
1. Gjithçka fillon nga dija – imediate për të ardhmen janë dijet për ekonominë e gjelbër dhe ekonominë e dijes – partneritet me shkollat, universitetet dhe bizneset sipas fushave prioritare;
2. Rritja e kuotave të bursave për studentët shqiptarë që mund të arsimohen në universitetet në Izrael për ekonominë e gjelbër, ekonominë e dijes dhe qeverisjen;
3. Programe të veçanta të shkëmbimit të eksperiencave të drejtpërdrejta – në fushat prioritetet duke angazhuar edhe ekspertë tashmë në pension nga Izraeli, pranë universiteteve dhe bizneseve shqiptare, (“smart diplomaci” – shumë shtete europiane e përdorin këtë).
4. Shndërrimin e Shqipërisë në një qendër për Ballkanin Perëndimor për njohuritë dhe teknologjitë e reja për ekonominë e gjelbër, ekonominë e dijes si dhe garantimin e sigurisë ushqimore në të gjithë zinxhirin e prodhimit, përpunimit, ruajtjes, shitjes dhe eksportimit.
Një takim i drejtpërdrejtë i ekipeve të përbashkëta, ku duhet të bëjnë pjesë ekspertët e ministrisë së jashtme, grupi parlamentar Shqipëri-Izrael, rektorë të universiteteve dhe kryetarë bashkie.
E fundit – por jo më pak e rëndësishme – një bashkëpunim konkret midis dy partive politike me fokus programet elektorale, qeverisëse dhe për lidershipin e ri në partitë tona politike respektive.
Ftesa – për një vizitë jo vetëm pune në Shqipëri për të ndjerë nga afër dashurinë shpirtërore të shqiptarëve dhe bukuritë mahnitëse të saj.