“Dera e hapur”, gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarët shpëtuan nga vdekja 3280 hebrenj
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar foton e familjes së Jonuz Domit së bashku me miqtë e tyre hebrenj, të strehuar gjatë luftës në shtëpinë e tyre në Elbasan, në vitin 1945
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar foton e familjes së Jonuz Domit së bashku me miqtë e tyre hebrenj, të strehuar gjatë luftës në shtëpinë e tyre në Elbasan, në vitin 1945 si dhe një material ku flitet për përgatitjen e autoriteteve shqiptare për të mirëpritur qytetarë gjermanë e italinë me kombësi izraelite, në vitin 1939.
Postimi
Dera e hapur e shqiptarit dje dhe sot!
Sot pranojmë qytetarë afganë, e para thuajse 80 vitesh strehuam hebrenj, në ditët e tyre më të vështira kur përndiqeshin, kapeshin e çoheshin drejt kampeve të vdekjes! Gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarët strehuan 3280 hebrenj, të cilët i shpëtuan vdekjes sepse morën besën se nuk do binin në dorën e xhelatëve pa kaluar fillimisht mbi të zotët e shtëpisë!
Në fotografi: familja e Jonuz Domit së bashku me miqtë e tyre hebrenj, të strehuar gjatë luftës në shtëpinë e tyre në Elbasan, në vitin 1945 si dhe një material ku flitet për përgatitjen e autoriteteve shqiptare për të mirëpritur qytetarë gjermanë e italinë me kombësi izraelite, në vitin 1939.