Viti i Ri Hebraik, Ambasadorja e Kosovës e ftuar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Presidenti i Shtetit të Izraelit, Isaac Herzog, në në Rezidencën e Presidentit, në nder të Trupit Diplomatik me rastin e Rosh Hashanah, Viti i Ri Hebraik 5782.

“Së bashku me trupin diplomatik, pata nderin të merrja pjesë në ngjarjen e organizuar nga Presidenti i Shtetit të Izraelit, Shkëlqesia e Tij z. Isaac Herzog, Zonja e Parë Znj. Michal Herzog dhe me pjesëmarrjen e Ministrit të Punëve të Jashtme z. Yair Lapid, me rastin e Rosh Hashanah, Vitit të Ri Hebraik 5782. Shanah Tovah Umetukuah (Një vit të mirë dhe të ëmbël) për miqtë tanë të dashur”, shkruan ambasadorja e Kosovës në Izrael në postimin e saj në Facebook.