
Izraeli shpall terroriste gjashtë OJQ palestineze
Izraeli ka shpallur si terroriste gjashtë organizata palestineze të shoqërisë civile.

Izraeli ka shpallur si terroriste gjashtë organizata palestineze të shoqërisë civile. Lajmi është bërë me dije ditën e sotme duke i akuzuar 6 OJQ se i kanë orientuar ndihmat e donatorëve në duart e militantëve.
Ndër organizatat e ndaluara janë edhe Al-Haq dhe Addameer, që njihen si grupet kryesore palestineze për të drejtat e njeriut. Këto organizata monitorojnë shkeljet e supozuara të të drejtave të njeriut nga Izraeli dhe Autoriteti Palestinez i mbështetur nga Perëndimi, i cili ka vetëqeverisje të kufizuar në Bregun Perëndimor.
Tashmë kërkohet që autoritetet izraelite të mbyllin zyrat e këtyre organizatave, të konfiskojnë asetet e tyre dhe të arrestojnë stafin e tyre në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Ministria e Mbrojtjes e Izraelit tha se gjashtë grupet palestineze kishin lidhje me Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës (PLFP), një fraksion i krahut të majtë që ka kryer sulme vdekjeprurëse kundër izraelitëve.