Ambasadorja Demiri takon David Harris, Drejtorin Ekzekutiv të Komitetit Amerikan-Hebraik
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, zhvilloi një takim pune me David Harris, Drejtor Ekzekutiv pranë Komitetit Amerikan-Hebraik (AJC).
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, zhvilloi një takim pune me David Harris, Drejtor Ekzekutiv pranë Komitetit Amerikan-Hebraik (AJC).
Përmes përpjekjeve avokuese disavjeçare avokuese, AJC luajti një rol të rëndësishëm në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Izraelit.
“Javën e nisa me një takim të veçantë dhe të përzemërt me z. David Harris, Drejtor Ekzekutiv pranë Komitetit Amerikan-Hebraik (AJC). E falënderova z. Harris për mbështetjen e AJC-së dhe shtetit të Izraelit për Kosovën dhe qytetarët e saj përgjatë dekadave.
Gjatë luftës në Kosovë, AJC kishte orgainzuar mbledhjen e fondeve për të ndihmuar refugjatët kosovarë dhe ka kontribuar në një projekt për rindërtimin e shkollave.
Përmes përpjekjeve avokuese disavjeçare avokuese, AJC luajti një rol të rëndësishëm në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Izraelit. E mirëpres thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe AJC-së, duke përfshirë mbështetjen e AJC-së për partneritetin thelbësor transatlantik, luftën kundër ekstremizmit dhe promovimin e pluralizmit e demokracisë.
E falënderoj zonjën Avital Leibovich, Drejtore e AJC në Izrael, nënkolonele e forcave rezervë, për organizimin e këtij takimi. ??????”, shkruan në postimin e saj ambasadorja e Kosovës në Izrael.