
Britania e Madhe e shpall Hamasin organizatë terroriste
Çdo anëtar i organizatës dhe ata që e mbështesin atë brenda Britanisë së Madhe, mund të dënohen me burgim deri në 14 vjet.

Parlamenti britanik miratoi ligjin që e përkufizon Hamasin si një organizatë terroriste në tërësi dhe që e bën çdo shprehje mbështetjeje ndaj akteve të tij si të paligjshme.
Sipas Ministrisë së Brendshme Britanike, çdo anëtar i organizatës dhe ata që e mbështesin atë brenda Britanisë së Madhe, mund të dënohen me burgim deri në 14 vjet.