Ambasadori i Shqipërisë në OKB takohet me kryeministrin e Izraelit
Kryeministri Naftali Bennett u takua me një delegacion ambasadorësh të OKB-së që po vizitojnë Izraelin, ku midis tyre ishte edhe ambasadori shqiptar, Ferit Hoxha.
Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett u takua me një delegacion ambasadorësh të vendeve të ndryshme në OKB, të cilët po vizitojnë Izraelin, ku midis tyre ishte edhe ambasadori shqiptar, Ferit Hoxha.
Gjatë takimit, Bennett falënderoi ambasadorët për miqësinë e tyre me Izraelin. Ai gjithashtu nënvizoi potencialin e bashkëpunimit midis Izraelit dhe vendeve të tyre përkatëse.
Në takim u diskutua edhe për çështjet që po përballet rajoni me Iranin si problem kryesor.
Delegacioni kryesohej nga ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan dhe përfshinte ambasadorë nga Shqipëria, Koreja e Jugut, Argjentina, Bullgaria, Kroacia, Uruguai, Ekuadori, Hungaria, Samoa dhe Zambia.