Bum turistësh izraelitë, “IsraAir” nis fluturimet direkt Tel Aviv-Tiranë më 11 prill
Linja ajrore izraelite “IsrAir” do të nisë fluturimet direkte me Shqipërinë në 11 prill 2022 deri në fund të tetorit. Ajo do të funksionojë dy herë në javë
Linja ajrore izraelite “IsrAir” do të nisë fluturimet direkte me Shqipërinë në 11 prill 2022 deri në fund të tetorit, në një lëvizje për të rikuperuar fluksin e turistëve nga të dy vendet që vijnë gjatë sezonit turistik.
Ajo do të funksionojë dy herë në javë, çdo të hënë dhe të premte duke u nisur nga Tel Avivi për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës Nënë Tereza.
Lajmin e bëri të ditur Ambasada e Shqipërisë në Izrael.