Ministri izraelit Esawi Frej fillon vizitën zyrtare në Kosovë
Delegacioni nga shtetit i Izraelit, kryesuar nga ministri për Bashkëpunim Regjional, Esawi Frej, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Delegacioni nga shtetit i Izraelit, kryesuar nga ministri për Bashkëpunim Regjional, Esawi Frej, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai gjatë ditës së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) Elbert Krasniqi kanë vizituar Monumentin Newborn dhe kanë bërë homazhe te Memoriali Herionat duke vendosur lule.
Kjo vizitë do të pasohet me një numër të madh të aktiviteteve dhe takimeve në ditët në vazhdim.
Të dy ministrat nesër do të mbajnë një takim të përbashkët. Po ashtu, ministri izraelit do të bëjë homazhe te Pllaka memoriale në nderim të viktimave të Holokaustit. /RTK