Izraeli dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin
Ali Salalha është emëruar kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Izrael-Kosovë.
Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraeli, kanë filluar bashkëpunimet mes dy vendeve në shumë fusha. Edhe mes dy kuvendeve ka filluar bashkëpunimi.
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka njoftuar se Ali Salalha, është emëruar kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Izrael-Kosovë.
“Me kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Izrael-Kosovë, z. Ali Salalha, të cilin e urova për emërimin në këtë detyrë. Biseduam për thellimin e marrëdhënieve mes shteteve tona përmes bashkëpunimit ndër parlamentar”, ka shkruar në “Facebook”, ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri.
Kosova hapi zyrtarisht ambasadën e saj në Jerusalem, vetëm disa javë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit më 1 shkurt 2021. Kosova është vendi i tretë pas SHBA-së dhe Guatemalës që hapi misionin e saj diplomatik në Jerusalem.