Ceremoni për Holokaustin në Jerusalem: Përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur hebrenjtë!
Në një ceremoni të organizuar në Jerusalem Shqipëria ishte pjesë e diskutimeve të ambasadorëve pjesëmarrës, për mirëpritjen dhe mbrojtjen e hebrenjve nga nazistët.
Në një ceremoni të organizuar në Jerusalem Shqipëria ishte pjesë e diskutimeve të ambasadorëve pjesëmarrës, për mirëpritjen dhe mbrojtjen e hebrenjve nga nazistët. Komiteti Amerikan-Hebre në Jerusalem organizoi ceremoninë përkujtimore të Holokaustit, Diplomacia dhe Holokausti. Në ceremoni morën pjesë H.E.Ms. Anne Dorte Riggelson, Ambasadorja e Danimarkës; H.E.Mr. Bardhyl Canaj, Ambasadori i Shqipërisë; H.E.Ms. Hellen Deller, Ambasadore e Ekuadorit.
Në këtë ceremoni u vu theksi te gatishmëria dhe përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur hebrenjtë.
“Populli shqiptar jo vetëm që nuk dorëzoi asnjë hebre tek nazistët, por gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kishte më shumë hebrenj në Shqipëri, se sa më parë. Ishte një akt njerëzimi, solidariteti dhe vendosmëri absolute për të ndihmuar të tjerët edhe nëse kjo ishte e rrezikshme.
Besa, tradita shqiptare, fjala që i jep dikujt, tregonte pse popullsia myslimane dhe e krishterë e Shqipërisë strehoi dhe fshehu jo vetëm hebrenjtë e tyre, por edhe të tjerë që vinin nga Evropa, me viza të që ishin lëshuar nga diplomatët shqiptarë.
Jemi krenarë që janë 75 familje shqiptare të njohura nga Yad Vashem si të Drejtat e Kombeve.
Vendimi i Shqipërisë për të miratuar përcaktimin e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit dhe për të mbajtur një qëndrim të fortë dhe të qartë kundër antisemitizmit pasqyron fuqimisht karakterin e hapur, të larmishëm, tolerant dhe demokratik të Shqipërisë. Ky vendim u dërgon mesazh vendeve të tjera të rajonit se në një shoqëri dinjitoze dhe të drejtë nuk ka vend për antisemitizëm dhe manifestime të tjera të racizmit.
Në vitin 2020 kur Shqipëria shërbeu si Kryetare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), vendosi si prioritet të organizatës së 57 vendeve anëtare luftën kundër antisemitizmin”./L.F-dritare.net