Projektet e përbashkëta Shqipëri-Izrael, ambasadori Canaj takon drejtorin për Ballkanin, Dan Oryan
Takimi u fokusua në projektet e përbashkëta Shqipëri-Izrael si dhe rritjen e bashkëpunimit dhe intensifikimin e lidhjeve të biznesit
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj priti në një takim Dan Oryan, Drejtor i Zyrës për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit.
Takimi u fokusua në projektet e përbashkëta Shqipëri-Izrael, agjendën ekonomike dhe politike, rëndësinë e rifillimit të vizitave të zyrtarëve të lartë nga të dy vendet, vazhdimin e marrëveshjeve dypalëshe në proces dhe gjendjen e tyre, si dhe rritjen e bashkëpunimit dhe intensifikimin e lidhjeve të biznesit
“Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në ambientet tona Drejtorin e Drejtorisë Ballkanike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, Z. Dan Oryan. Gjatë takimit ambasadori Canaj dhe z. Oryan diskutuan për projektet e ndërsjella në agjendën ekonomike dhe politike, rëndësinë e rifillimit të vizitave të zyrtarëve të lartë nga të dy vendet, vazhdimin e marrëveshjeve dypalëshe në proces dhe gjendjen e tyre, si dhe rritjen e bashkëpunimit dhe intensifikimin e lidhjeve të biznesit”, shkruan ambasada shqiptare në njoftimin e saj.