Studentët shqiptarë shkëlqejnë në Izrael
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve Adea Beqaj dhe Deiv Mico në EMIS/Eastern Mediterranean International School.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve shqiptarë Adea Beqaj dhe Deiv Mico në EMIS/Eastern Mediterranean International School.
“Veprimtaria filloi me një pritje në Hakfar Hayarok, e ndjekur nga ceremonia e diplomimit që festoi arritjet e gjashtëdhjetë e nëntë studentëve, përfshirë studentët nga Shqipëria, Adea Beqaj dhe Deiv Mico, të cilët kanë përfunduar me sukses një kurrikulë rigoroze, të mësuarit dhe të jetuarit së bashku për të realizuar arritjet si në klasë ashtu edhe në botën më të gjerë.
Ambasada shqiptare ndihet e nderuar që ka pasur mundësinë të ndajë këtë moment me studentët tanë të shkëlqyer dhe stafin akademik të EMIS, si një mënyrë për të festuar rrugën drejt arsimit për shpresë, qëndrueshmëri dhe paqe”, thuhet në njoftimin e Ambasadës shqiptare.