Sjellja e metodave izraelite në Shqipëri, ambasadori Canaj takon drejtuesin e Tikkun Olam Makers
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj takon drejtuesin e TOM – Tikkun Olam Makers, Z. Gidi Grinstein.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj në ceremoninë e organizuar në rezidencën e Ambasadorit francez, Z. Eric Dannon u takua me drejtuesin e organizatën jo-qeveritare izraelite TOM – Tikkun Olam Makers, Z. Gidi Grinstein.
“TOM është një organizatë jo-qeveritare mbarë botërore me fokus përkrahjen humanitare, filantropiste dhe financiare për komunitetet në nevojë (për të ndihmuar njerëzit vulnerabël, ata me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe të varfërit mbi bazën e 4 modeleve:
1. Identifikimin e sfidave të njerëzve të neglizhuar;
2. Përballimin e sfidave për personat me aftësi të kufizuar dhe të paavantazhuar;
3. Krijimin e prototipeve që ofrojnë zgjidhje të përballueshme për personat handikap;
4. Përmirësimin e proçeseve të këtyre prototipeve në mënyrë digjitale e përmes internetit.
Qëllimi I takimit ishte sjellja e këtyre metodave në Shqipëri, tek sistemet universitare, shkollat e mesme, koorporatat, qendra komunitare etj”, shkruan ambasada shqiptare në njoftimin e saj.