Marrëdhëniet mes Shqipërisë, SHBA dhe Izraelit, Balla pret Presidentin e Komitetit Amerikano-Izraelit të Çështjeve Publike AIPAC, Michael Tuchin
Deputeti socialist Taulant Balla ka pritur sot në një takim Presidentin e Komitetit Amerikano-Izraelit të Çështjeve Publike AIPAC, z. Michael Tuchin.
Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka pritur sot në një takim Presidentin e Komitetit Amerikano-Izraelit të Çështjeve Publike AIPAC, z. Michael Tuchin.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla deklaroi se kryefjalë e takimit ishte rëndësia e marrëdhënieve trilaterale mes Shqipërisë, SHBA dhe Izraelit si dhe ngritja në Kuvendin e Shqipërisë të Grupit Parlamentar gjithë-partiak Peace Abraham Accords.
Sipas Ballës Shqipëria dhe Kuvendi i bashkohen shembujve të grupeve në Kongresin Amerikan dhe në Bundestagun Gjerman të Abraham Accords.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Mirëprita sot në Tiranë Presidentin e Komitetit Amerikano-Izraelit të Çështjeve Publike AIPAC zotin Michael Tuchin. Diskutuam mbi rëndësinë e marrëdhënieve trilaterale mes Shqipërisë, SHBA dhe Izraelit. Diskutuam mbi idenë e ngritjes në Kuvendin e Shqipërisë të Grupit Parlamentar gjithë-partiak Peace Abraham Accords.
Shqipëria dhe Kuvendi i bashkohen shembujve të grupeve në Kongresin Amerikan dhe në Bundestagun Gjerman të Abraham Accords.