Balluku pret ambasadorin Gendler: Bashkëpunim i mirërpritur me Izraelin
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku, priti një takim ambasadorin e Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku, priti një takim ambasadorin e Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler.
Sipas ministres Balluku, në takim u diskutua mbi mundësitë e rigjallërimit të linjave të transportit ajror mes dy vendeve dhe gjithashtu mbi mundësitë e bashkëpunimit në sektorët ku Izraeli sot është një vend lider, eksperienca e të cilit është gjithmonë e mirëpritur.
Postimi i Ministres Balluku
Kënaqësi të mirëprisja në një takim ambasadorin e ??Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, me të cilin diskutova mbi mundësitë e rigjallërimit të linjave të transportit ✈️ajror mes dy vendeve tona. Një hap që do të nxisë lëvizjen e qytetarëve dhe zhvillimin e mëtejshëm të turizmit. Diskutuam gjithashtu mbi mundësitë e ?bashkëpunimit në sektorët ku Izraeli sot është një vend lider, eksperienca e të cilit është gjithmonë e mirëpritur.