Lumir Abdixhiku takoi ambasadoren e Izraelit, Tamar Ziv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, sot ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, sot ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Me këtë rast, kryetari Abdixhiku, fillimisht vlerësoi që njohja e Kosovës nga Izraeli është një moment shumë i rëndësishëm në forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua edhe për sfidat dhe nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, si në rrafshin politik ashtu edhe në atë ekonomik.
“Kryetari Abdixhiku e falënderoi ambasadoren Ziv për vizitën si dhe rolin e shtetit të saj në mbështetje të Kosovës, me ç’rast edhe u dakorduan që bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit të intensifikohet edhe më tej”, thuhet në komunikatën e LDK-së.