Canaj takon Gale: Shqipëria mbështet Ukrainën!
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, u takua me Merav Gale, Drejtoren e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Zyrën e Kryerabinit të Ukrainës
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, u takua me Merav Gale, Drejtoren e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Zyrën e Kryerabinit të Ukrainës, me të cilën shkëmbyen mendime për mbështetjen e plotë të Shqipërisë ndaj Ukrainës, për të qëndruar të bashkuar kundër luftës së paligjshme të agresionit të Putinit kundër Ukrainës.
“Ambasadori Canaj u takua me Merav Gale, Drejtoren e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Zyrën e Kryerabinit të Ukrainës më herët këtë mëngjes dhe shkëmbyen mendime për mbështetjen e plotë të Shqipërisë për Ukrainën, në një përpjekje të përbashkët me partnerët tanë BE dhe NATO për të qëndruar të bashkuar kundër luftës së paligjshme të agresionit të Putinit kundër Ukrainës. Le të qëndrojmë së bashku për të deklaruar vendosmërinë tonë!”, shkruan ambasada shqiptare në rrjetet sociale.