Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg: Tregu i ri i Tiranës, një qendër ekselente agrobujqësore
Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, vizitoi Tregun e Shitjeve me Shumicë dhe Pakicë të Produkteve Ushqimore (Tirana Agrikulturë), që po ndërtohet në zonën e Farkës, bazuar mbi modelin izraelit.
Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, vizitoi Tregun e Shitjeve me Shumicë dhe Pakicë të Produkteve Ushqimore (Tirana Agrikulturë), që po ndërtohet në zonën e Farkës, bazuar mbi modelin izraelit.
“Për të pasur një ndikim, ju duhet të keni një vizion! Vizita e parë në vendin e Shqipërisë së ardhshme, një projekt bujqësor i MASHAV IZRAEL dhe USAID Albania. Ne po ndërtojmë një qendër ekselence agrobujqësore së bashku me Bashkinë e Tiranës, për të mirën e të të gjithë fermerëve”, shkruan ambasadorja Peleg në postimin e saj në Twitter.
In order to make an impact you must have a vision!
1st visit to the site of future Albania , @MASHAVisrael & @USAIDAlbania #agriculture project.
We're building an agro? excellence center together with the city of #Tirana, for the benefit ? of all farmers.@erionveliaj
?????? pic.twitter.com/m33naoyf7I— Galit Peleg (@GalitPeleg) September 30, 2022
Tregu ushqimor në Farkë, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 5 ha, do të shërbejë edhe si treg i hapur pakice, por edhe si treg i madh shumice, i pajisur me mjete frigoriferike dhe mjedise të posaçme për ruajtjen e cilësisë së produkteve.
treg do të jetë një shembull dhe një pikë takimi e fermerëve, përpunuesve dhe tregtarëve me konsumatorin.