Bashkëpunim Shqipëri-Izrael nga siguria kibernetike te mbrojtja dhe ekonomia, Rama takon Lapid
Kryeministri Edi Rama takon në Jeruzalem homologun e tij izraelit, Yair Lapid
Kryeministri Edi Rama ka takuar homologun e tij izraelit, Yair Lapid. Kreu i qeverisë ndodhet në Izrael në një vizitë zyrtare.
Rama bën me dije se gjatë takimit me kryeministrin izraelit, kanë diskutuar për çështje të sigurisë kibernetike, ekonomisë dhe turizmit.
“Me kryeministrin, Yair Lapid, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit@, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.
Postimi i Edi Ramës:
Me kryeministrin, Yair Lapid, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit.
Të pranishëm ishin disa ministra të kabinetit “Rama”.
Gjatë vizitës së tij në Izrael, Rama planifikon të takohet me kreun e Drejtorisë Kombëtare të Kibernetikës, Gaby Portnoy, dhe kompanitë kryesore izraelite në këtë fushë, Presidentin Isaac Herzog, Kryetarin e Knessetit Mickey Levy dhe liderin e opozitës Benjamin Netanyahu.