Izraeli do të ndihmojë Shqipërinë për sigurinë kibernetike

Kryeministri shqiptar do të takohet me kreun e Drejtorisë Kombëtare të Kibernetikës dhe kompanitë kryesore izraelite në këtë fushë


Kryeministri shqiptar Edi Rama mbërriti në Izrael të dielën për të forcuar mbrojtjen kibernetike të vendit të tij pas një sërë sulmesh nga Irani që e çuan vendin e tij në ndërprerjen e lidhjeve me Teheranin.

Gjatë vizitës së tij në Izrael, Rama planifikon të takohet me kreun e Drejtorisë Kombëtare të Kibernetikës, Gaby Portnoy, dhe kompanitë kryesore izraelite në këtë fushë, si dhe me kryeministrin Yair Lapid, Presidentin Isaac Herzog, Kryetarin e Knessetit Mickey Levy dhe liderin e opozitës Benjamin Netanyahu.

Sulmi kibernetik iranian ndaj Shqipërisë në fillim të këtij viti kërcënoi të paralizojë shërbimet publike dhe sistemet dixhitale, të hakojë të dhënat shtetërore dhe të mbjellë më tej kaos. Hakerët publikuan të dhënat personale të anëtarëve të qeverisë shqiptare.

Rama tha në shtator se vendimi i vendit të tij për të ndërprerë marrëdhëniet me Iranin ishte “një përgjigje ekstreme… që është e padëshiruar, por totalisht e detyruar ndaj nesh, është plotësisht në përpjesëtim me gravitetin dhe rrezikun e sulmit kibernetik që kërcënoi të… nxisë kaos dhe pasiguri në vend. ”

Rama gjithashtu kërkon të çojë përpara një samit të kryeministrave ballkanikë në Izrael, për të forcuar lidhjet e tyre me shtetin hebre në fushat e energjisë, bujqësisë, kibernetikës etj.

Marrëdhëniet shqiptaro-izraelite

Shqipëria, një shtet me shumicë myslimane, ka pasur marrëdhënie me Izraelin që nga viti 1991.

Është i vetmi vend në Evropë me një popullsi më të madhe hebreje pas Luftës së Dytë Botërore se përpara saj; vendi kishte 200 banorë hebrenj para luftës dhe doli me 2000, shumë prej të cilëve ishin hebrenj të strehuar nga vende të tjera. Shqipëria ishte vendi i parë me shumicë myslimane që miratoi përkufizimin e punës të Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit për antisemitizmin në vitin 2020.

Izraeli pranoi refugjatë shqiptarë nga Kosova gjatë Luftës së Kosovës në vitin 1999 dhe ekspertët e kërkim-shpëtimit të IDF-së ndihmuan Shqipërinë pas një tërmeti vdekjeprurës në 2020.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit