Bashkëpunimi mes universiteteve nga Kosova dhe Izraeli, Arbërie Nagavci takon Yifat Shasha-Biton
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës të Kosovës, Arbërie Nagavci u takua me ministren e Edukimit, Yifat Shasha-Biton.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës të Kosovës, Arbërie Nagavci zhvilloi një vizitë zyrtare në Izrael, ku u takua edhe me ministren e Edukimit, Yifat Shasha-Biton.
“Temë kryesore e këtij takimi ishte bashkëpunimi mes universiteteve nga Kosova dhe Izraeli me ç’rast u pajtuam që të kemi veprime konkrete në lidhje me këtë. Ministren Shasha-Biton e njoftova se jemi të interesuar për të hapur një kapitull bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e arsimit”, shkuan ministrja kosovare në rrjetet sociale.
Postimi i ministres Nagavci
Gjatë vizitës sime në Izrael, takova ministren e Arsimit në këtë shtet, Yifat Shasha-Biton me të cilën diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe shkëmbimin e eksperiencave, me theks të veçantë në fushën e arsimit.
Temë kryesore e këtij takimi ishte bashkëpunimi mes universiteteve nga Kosova dhe Izraeli me ç’rast u pajtuam që të kemi veprime konkrete në lidhje me këtë.
Ministren Shasha-Biton e njoftova se jemi të interesuar për të hapur një kapitull bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e arsimit.
Po ashtu, kërkova mbështetje nga qeveria izraelite për sigurinë në shkolla, përfshirë mbrojtjen e të dhënave të shkollave, sigurinë e fëmijëve në internet, si dhe dërgimin e ekspertëve të cilët do të ndihmojnë shkollat në Kosovë, në aspektin e rritjes së sigurisë në përdorimin e internetit.
Duke rikujtuar vizitën e nxënësve nga Izraeli në Kosovë, theksova se do të shikohen mundësitë e dërgimit të nxënësve nga Kosova në Izrael, me qëllim të përfitimit të dyanshëm në aspektin kulturor e edukativ.
Aktualisht janë 4 nxënës që studiojnë në shkollat e mesme – Givat Haviva dhe EMIS andaj, theksova se jemi të interesuar të kemi prezencë më të madhe të studentëve tanë që studiojnë në Izrael.
Ministrja e Arsimit në Izrael, Yifat Shasha-Biton u shpreh se e mirëpret hapjen e rrugës së bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit në Kosovë, me shpresën se do të ketë veprimeve konkrete në këtë drejtim.