Rama: Presidenti Herzog do të vizitojë Shqipërinë, do të ndihet si në shtëpi
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog do të vizitojë Shqipërinë. Rama: Jam i sigurt se keni shumë për të parë
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se së shpejti Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, do të vizitojë Shqipërinë.
Rama është pritur në pallatin presidencial nga presidenti Herzog gjatë vizitës së tij në Jeruzalem, teksa shoqërohej nga ministret Delina Ibrahimaj dhe Bora Muzhaqi.
Ai tha se shumë shpejt presidenti izraelit do të vizitojë Shqipërinë.
“Jam i lumtur që më në fund do të kemi një vizitë presidenciale në Shqipëri. Nuk e kemi pasur më parë një të tillë. Jam i sigurt se keni shumë për të parë në Shqipëri. Do të ndiheni si në shtëpinë tuaj sepse Shqipëria ka qenë gjithmonë e shtëpi e dytë për këdo”, deklaroi Rama.