WBU marrëveshje me Gold N’ Links, ambasadorja Peleg: Të rinjtë shqiptarë do të marrin njohuri kibernetike
Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, e ka cilësuar historike nënshkrimin e marrëveshjes me “Western Balkan University”.
Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, e ka cilësuar historike nënshkrimin e marrëveshjes së kompanisë izraelite H.A.P.I me “Western Balkan University”, WBU.
Me anë të një postimi në Twitter, Peleg thekson se është mjaft e lumtur për këtë marrëveshje me “Western Balkan University”, e cila është e para këtij lloji në Shqipëri.
Sipas saj, në këtë universitet modern dhe bashkëkohor do të studiojnë të rinj vendas dhe të huaj të cilët do të mund të marrin më shumë njohur dhe zhvillim në profesionet kibernetike dhe më gjerë.
“Urime: ??H.A.P.I nënshkroi dje një marrëveshje me Western Balkan Univetsity ???? në Tiranë për të krijuar të parin e këtij lloji në Shqipëri – qendër teknike ekselence në të cilën do të studiojnë studentë, vendas dhe ndërkombëtarë. Ata do të studiojnë AI, QA, zhvillim, profesione kibernetike dhe më shumë”, shkruan Peleg.
Congratulations: ??H.A.P.I signed yesterday an agreement with #WesternBalkanUnivetsity ???? in #Tirana to establish 1st of a kind in #Albania – excellence #tech center in which students, local & int’l, will study AI, QA, developing, cyber professions and more.
???? pic.twitter.com/6qAerYnn20— Galit Peleg (@GalitPeleg) October 29, 2022
Një ditë më parë Universiteti “Western Balkans” në bashkëpunim me kompaninë izraelite Gold N’ Links themeluan Qendrën e Ekselencës së Teknologjisë.
Presidenti i Universitetit Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe përfaqësuesi i kompanisë izraelite, Noam Frank nënshkruan marrëveshjen e themelimit.
Qendra e Ekselencës së Teknologjisë synon të sjellë në Shqipëri eksperiencën më të avancuar izraelite në fushën e teknologjisë.
Ajo do të ofrojë një sërë shërbimesh si për sektorin privat dhe për atë publik, duke filluar nga teknologjia e informacionit, siguria kibernetike, shërbime financiare dhe administrative, ekspertizë ekzekutive dhe teknike në industrinë përkatëse.
Eksperti izraelit i teknologjisë dhe sigurisë kibernetike, Roi Matis Shaposhnik në një intervistë për ABC tregon: “Kombinimi i njohurive tona me njerëzit e mrekullueshëm, të rinjtë, është një mundësi e rrallë për të ndërtuar një ekosistem të tillë në Shqipëri dhe në rajon. WBU është një pikë shumë e rëndësishme që na shtyn të përcjellim idetë dhe moton tonë, të mendosh shumë për të çuar Shqipërinë drejt së ardhmes. Ne jemi vendi më i madh në botë kur bëhet fjalë për teknologjinë dhe inovacionin. Do të kontribuojmë në sigurinë dhe stabilitetin e Shqipërisë dhe do të aftësohemi për të krijuar një të ardhme pa frikë për të gjithë. “
Kompania izraelite Gold N’ Links ofron zgjidhje teknologjike dhe produkte të personalizuara për mbrojtjen dhe sigurinë kibernetike si për koorporatat ashtu dhe për institucionet qeveritare në mbarë botën.