
Izraeli, një nga vendet më të thata në botë, tani është tejmbushur me ujë
Nga sistemi i ujitjes me pika Netafim te sistemi Shafdan, Izraeli, është një lider botëror në shkripëzimin e ujit, e shndërron ujin e detit në ujë të pijshëm

Shteti i Izraelit, një nga vendet më të thata në botë, tani është tejmbushur me ujë. Dhe kjo arritje është rezultat i teknologjive të jashtëzakonshme të ujit që ka Izraeli.
Le të fillojmë me sistemin e ujitjes me pika të shpikur nga Izraeli, sistem ky që u ka mundësuar mijëra fermerëve në mbarë botën të ruajnë ujin dhe të kultivonin më shumë kultura.
Më pas kemi sistemin Shafdan, i cili shndërron ujërat e zeza komunale në ujëra për qëllime bujqësore. Kompanitë izraelite po shuajnë etjen e banorëve të Izraelit duke krijuar ujë nga asgjë.
Por, nuk mbaron me kaq.
Izraeli, një lider botëror në shkripëzimin e ujit, e shndërron ujin e detit në ujë të pijshëm. Në fakt, deri në vitin 2025, 40% e nevojave të Izraelit për ujë do të përmbushen nga furnizimi me ujë të shkripëzuar.