Ambasadorja Peleg viziton selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve
Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, u prit nga Baba Mondi: Vizitë magjepsëse në Teqenë e komunitetit bektashian
Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, zhvilloi një vizitë në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë. Ambasadorja u prit nga Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
“Vizitë magjepsëse në Teqenë e komunitetit bektashian në Tiranë. Mësova për fenë, vizitova muzeun dhe takova njerëzit pas tij. Faleminderit Baba Mondi për mikpritjen e ngrohtë dhe durimin. Dhe faleminderit për miqësinë tuaj me Izraelin!”, shkruan ambasadorja Peleg në Twitter.
Fascinating visit at #Tekke of the #Bektashi community in #Tirana. I learned about the religion, I visited the museum and met the people behind it. Thank you Baba Mundi for a warm hospitality and the patience. And thank you for your friendship with #Israel! pic.twitter.com/UCeaTQCQWf
— Galit Peleg (@GalitPeleg) November 19, 2022