Anna Kohen: “Lulja e Vlorës”, një testament i mbijetesës së hebrenjve në Shqipëri
Libri tregon historinë gati 100-vjeçare të familjes Kohen, që nga Greqia me origjinë hebreo-romaniote, pastaj në Vlorë, në Shqipëri, jetesa nën komunizëm, ikja për në Greqi dhe Amerikë. Pra një familje pinjollët e së cilës kishin jetuar në tri vende dhe kontinente.
Këto ditë ndodhet në Shqipëri Dr. Anna Kohen, një shqiptaro – greke – hebreje – amerikane, siç ajo dëshëron ta cilësojë vehten e saj, që ka ardhur për të promovuar librin e saj, të titulluar “Lulja e Vlorës”.
Libri u botua për herë të parënë shtator 2022 në gjuhën angleze në Hollandë dhe tashmë në muajin nëntor 2022 ai vjen në gjuhën shqipe, i përkthyer me mjeshtëri nga Edvin Shvarc dhe i publikuar nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombetare, ku duhet veçuar mbështetja e Z. Ledion Krisafit.
Gjatë këtyre ditëve u organizuan më datë 11 dhe 12 nëntor 2022 dy takime në Tiranë ku morën pjesë miqtë dhe dashamirës të librit si dhe anëtarë të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri Izrael, një takim në Prishtinë më datë 14 nëntor 2022 dhe në Vlorë më datë 15 nëntor 2022.
Fjala e mbajtur nga Zonja Anna Kohen në këto takime
Arsyet përse u shkrua ky libër:
Kryesisht për të treguar historinë gati 100-vjeçare të familjes Kohen, që nga Greqia me origjinë hebreo-romaniote, pastaj në Vlorë, në Shqipëri, jetesa nën komunizëm, ikja për në Greqi dhe Amerikë. Pra një familje pinjollët e së cilës kishin jetuar në tri vende dhe kontinente.
Përndjekja nga nazistët, shfarosja e pjesës më të madhe të hebrenjve grekë,strehimi në Shqipëri, shpëtimi i gjyshërve, prindërve dhe vëllait tim nga familja Laze në fshatin Trivllezër, të cilët madje morën përkohësisht emra myslimanë, ringritja e familjarëve të mbetur si feniksi nga hiri, rigjetja e njëri-tjetrit si daja në Izrael, saga dhe peripecitë e famljes Kohen megjyshe Anettën dhe patriarkun Davin (Xhoni) Kohen në krye dheribashkimi më në fund në Nju-Jork, për të ndërtuar një jetë më të mirë nëliri.
Libri është një dëshmi, një testament i mbijetesës së një familjeje hebreje, dhe përpjekjeve të tyre për të triumfuar në jetë gjithmonë duke u bazuar në fenë tonë, zakonet më të mira, dhe kodin moralo-etik familjar.
Synimi ishte që mbesa ime Alana (dielli i jetës sime), dy fëmijët e mi,mbesat dhe nipërit, të gjithë të njiheshin me historinë time personale, poredhe me atë të familjes Kohen.
Të njiheshin me prejardhjen e tyre, me rrënjët historike, me vuajtjet,vështirësitë që kishin hasur dhe kapërcyer, me rreziqet që kishin kaluar,por edhe me sukseset që kishin korrur në saje të punës së palodhur e tëndershme, mençurisë, forcës krijuese të imagjinatës së pashtershme si dhekëmbënguljes në jetë të të parëve të tyre.
Për vite me rradhë kisha menduar që duhet ta shkruaja këtë libër, duhej t’i mblidhja kujtimet dhe t’i botoja, sepse kanë vlera njerëzore jo vetëmpersonale, por edhe historike. Por hë sot, hë nesër, në mes të punëvepafund si dentiste, jetës familjare, lindjes dhe rritjes së fëmiljëve,përkujdesjet për “hebrenjtë e mi”, për gratë dhe vajzat e “Motrave Qiriazi”për emigrantët e rinj nga Shqipëria dhe Kosova, e kështu me radhë, vetëmtani në dekadën e tetë të jetës, pasi dola në pension dhe munda të marr pakfrymë e të gjej kohë për veten, u ula dhe me ndihmën e disa mikeshave dhemiqve, ia dola mbanë t’i hidhja në letër e ta botoja në anglisht dhenëshqip.
Në këtë pikë u jam shumë mirënjohësve dhe i falënderoj të gjithë ataqë mundësuan daljen në dritë të këtij libri! Ata që më ndihmuan tashkruaja e ta redaktoja, botuesit e mi, si dhe ju që jeni këtu duketreguar interes për diçka që ia vlen!
Vërtet ia vlen! Jo se po ua them unë apo se është shkruar nga unë, porsepse mbi të gjitha është një histori njerëzore e rrallë, dhe pse jo edhetërheqëse dhe frymëzuese. Mund të kisha shkruar ndoshta edhe një skenarfilmi apo dokumentari, dhe madje kam pasur propozime për të bërë njëfilm mbi këto ngjarje, por zgjodha librin për ta paraqitur jetën time dhe tëfamiljes Kohen në sytë e lexuesve.
Ndoshta vetëm kapitulli për fëmijërinë dhe jetën e bashkëshortit timtë shtrenjtë, Markusit do të mjaftonte për të bërë një libër të veçantëapo film më vete, sepse ai është me të vërtetë një i mbijetuar ngaHolokausti edhe ai dhe familja e tij kanë vuajtur shumë si në Poloniku humbi vëllanë, ashtu më vonë, pas luftës në Gjermani ku i lindie motra, e deri në Amerikë, ku studioi me qëllimin e vetëm që tëbënte një bombë atomike për t’u hakmarrë kundër gjermanëve, të cilëti kishin shkaktuar aq dhimbje.
Im shoq përveç përjetimit të tmerrshëm kur nazistët ia vranë vëllain e vetmë të vogël përpara syve, duke ia pushkatuar nën dritat e fenerëve tëkamionit ushtarak, ndërsa Markusi i gjuante më gurë dhe gjermanët i përgjigjeshin me plumba, përveç urisë, vuajtjeve dhe vështirësve në shkollëme bashkëmoshatarët gjermanë, aq të urryer prej tij në atëperiudhë, emigroinë Amerikë, u shkollua, dhe fatmirësisht më njohu mua atëherë duhej dhefati e kishte shkruar, duke hyrë përfundimisht jo vetëm në zemrën time,por edhe të familjarëve të mi të panumërt.
Por Markusi, pa mbështetjen dhe ndihmën e të cilit nuk do të kisha arriturshumë gjëra në jetë, madje ndoshta as këtë libër nuk do ta kisha shkruardot, zgjodhi të mirën mbi të keqen, zgjodhi jetëm mbi vdekjen, ringritjenpërkundrejt shkatërrimit. E keqja e papërsëritshme e Holokaustit nuk namposhti dot. Përkundrazi na bëri njerëz edhe më të mirë.
Ai ka vajza dhe djem të mrekullueshëm (djalit tonë i vumë emrin Olek,ashtu si vëllait të ndjerë të tim shoqi), nipa dhe mbesa dhe sot është një gjysh i lumtur dhe krenar me Alanën e tij të shtrenjtë.
Markusi sot e kësaj dite, kur e merr uria dhe i kalon ora e vaktit të ngrënies, bëhet paksa nervoz ngaqë i kujtohet fëmijëria kur fshihej në kohën e pushtimit gjerman dhe vuante nga uria aq shumë saqë vidhtevezët e pulave të fshtarëve dhe i kullufiste ashtu të gjalla. Madje e ka endetepër të vështirë të shikojë filma nga periudha e Holokaustit si “Lista eShindlerit” apo sidomos “Pianistin” ngjarjet e tmerrshme të cilitzhvillohen në vendlindjen e tij, në Poloni.
Megjithatë jeta vazhdon. Ajo ndjek rrjedhën e vet, pavarësisht pengesavedhe devijimeve që mund t’i dalin përpara, dhe kur afrohet fundi, nisin e bëhen bilancet. Mund t’ju them me plot gojë se jeta ime që nga lindja nëVlorë e deri te pensioni në Sarasota të Floridës kanë qenë e mbushur mengjarje të paharrueshme, me gëzime dhe hidhërime, me stepje dhesuksese, por për një gjë jam e sigurtë se që kur linda e deri më sot, kamqenë dhe kam mbetur një hebreje romanite shqiptare!
Gjysma e zemrës sime është në Vlorë, ndërsa gjysma tjetër matanëoqeanit. Këtu linda, këtu u rrita, këtu u shkollova, këtu gjeta dashurinë eparë dhe prej këndej nuk më ndahet dot shpirti kurrë. Prandaj “Lulja eVorës”, që u ngjiz dhe hodhi rrënjë e shtat në këtë truall të ashpër, porpjellor, paçka se lulëzoi plotësisht dhe forcua në vise të tjera të largëta, dot’i mbetet gjithmonë mirënjohëse këtij vendi e këtij populli fisnik dhebujar.
Faleminderit.