Ambasada e Izraelit në Kosovë: Binjakëzimi i Pejës me Netanya, kapitull i ri në marrëdhëniet midis dy vendeve
Marrëvesha për binjakëzimin e qyteteve të Pejës dhe Netnayas, e para marrëveshje e tillë mes qyteteve izraelite dhe kosovare
Dje është shënuar një kapitull i ri në marrëdhëniet ndërmjet Shtetit të Izraelit dhe Republikës së Kosovës. Është nënshkruar marrëveshja për binjakëzimin e qyteteve të Pejës dhe Netnayas, e para marrëveshje e tillë mes qyteteve izraelite dhe kosovare
Postimi i Ambasadës së Izraelit në Kosovë
Dje është shënuar një kapitull i ri në marrëdhëniet ndërmjet Shtetit të Izraelit dhe Republikës së Kosovës.
Është nënshkruar marrëveshja për binjakëzimin e qyteteve të Pejës dhe Netnayas, e para marrëveshje e tillë mes qyteteve izraelite dhe kosovare.
Komuna e Netanyas u përfaqësua nga zëvendëskryetari z. Efraim Bulmash, kurse Komuna e Pejës u përfaqësua nga z. Gazmend Muhaxheri.
Me ftesë të Federatës së Autoriteteve Lokale në Izrael (MASHAM), një delegacion i përbërë nga z. Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, z. Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv pranë Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe tetë kryetarë komunash të Kosovës (z. Agim Aliu – Kryetar i Komunës së Ferizaj, z. Ardian Gjini – Kryetar i Komunës së Gjakovës, z. Bali Muharremaj – Kryetar i Komunës së Therandës, z. Dragan Petković – Kryetar i Komunës së Parteshit, z. Gazmend Muhaxheri – Kryetar i Komunës së Pejës, z. Imri Ahmeti – Kryetar i Komunës së Lipjanit, z. Sokol Haliti – Kryetar i Komunës së Vitisë, z. Shaqir Totaj – Kryetar i Komunës së Prizrenit) vizituan Izraelin, ku u ftuan të marrin pjesë në Muni Expo/Muni World 2022.
Pjesëtarët e delegacionit kosovar u pritën nga Shkëlqesia e Tij Presidenti izraelit z. Isaac Herzog, në rezidencën e tij, dhe u takuan edhe me kryetarin e Komunës së Jerusalemit, z. Moshe Leon.
MUNIEXPO është një ekspozitë dhe platformë globale për promovimin e inovacionit lokal dhe e cila përqendrohen në ofrimin e ideve për sfidat dhe kërcënimet kryesore me të cilat përballen ato që njihen si “Smart Cities”. Aty mblidhen kryetarë komunash, ministra, zyrtarë qeveritarë nga e gjithë bota për të shkëmbyer ekspertizën dhe praktikat më të mira. Një sërë shërbimesh u prezantuan në fushat e sigurisë, emergjencës, kibernetikës, zgjidhje të ndryshme në fushën e teknologjisë informative, e kështu me radhë.