Bashkëpunimi midis universiteteve Shqipëri-Izrael, ambasadorja Peleg takon rektorin Hoxha

Aktualisht, Universiteti i Tiranës ka nënshkruar tashmë marrëveshje me dy Universitete Izraelite.


Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, zhvilloi një takim me Rektorin e Universiteti të Tiranës, Prof. Artan Hoxha, ku diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike midis dy vendeve.

Aktualisht, Universiteti i Tiranës ka nënshkruar tashmë marrëveshje me dy Universitete Izraelite.

“Pata një takim shumë të mirë këtë mëngjes në Universitetin e Tiranës me Rektorin Prof. Artan Hoxha. Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona akademike. A e dinit se Universiteti i Tiranës ka nënshkruar tashmë marrëveshje me dy Universitete Izraelite? ???‍???”, shkruan ambasadorja Peleg në Twitter.

Më 18 qershor 2021, Universiteti Bar-Ilan në Izrael dhe Universiteti i Tiranës në Shqipëri nënshkruan një protokoll bashkëpunimi akademik, për të bashkëpunuar ne fushën akademike, gjithashtu edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët, përfshirë shkëmbimin e njohurive akademike, të stafit akademik me qëllim gjetjen e zgjidhjeve të problemeve shkencore me interes të përbashkët, publikime të ndryshme, që do të shërbejnë për edukimin, trajnimin dhe kërkimeve, etj.

Protokolli u firmos nga Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha dhe Prof. Moshe Lewenstein, zv.President i Universitetit Bar-Ilan.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit