Hebreu që ndryshoi botën, Martin Cooper “babai” i telefonit celular
Martin Cooper, sot 94 vjeç, lindi më 26 dhjetor 1928 në Çikago nga prindër emigrantë hebrenj nga Ukraina
Në 1973, Martin Cooper ndryshoi botën, megjithëse nuk e dinte akoma.
Cooper dhe ekipi i tij në Motorola, kompania e komunikimit, krijuan ndoshta të vetmen gjë që drejton jetën e profesionistëve të biznesit dhe adoleshentëve – telefonin celular.
Asokohe ishte me madhësinë e një tullë dhe nuk ishte shitur komercialisht për një dekadë tjetër.
Cooper dëshironte që njerëzit të kishin liri të flisnin në telefon larg makinave të tyre.
Cooper konsiderohet si “babai i telefonit celular” dhe ka mbetur në histori si personi i parë që bëri një telefonat me celuar dore të telefonisë së lëvizëshme në publik.
Martin Cooper, sot 94 vjeç, lindi më 26 dhjetor 1928 në Çikago (SHBA) nga prindër emigrantë hebrenj nga Ukraina.
Ai është pionier dhe vizionar në industrinë e komunikimit wireless (me valë). Mbajtës i njëmbëdhjetë patentave në këtë fushë, njihet si novator në menaxhimin e spektrit të radios.