“Jewish Daily Bulletin”: Vajza e ambasadorit hebreo-amerikan Bernstein martohet në Shqipëri
Ceremonia e zhvilluar, më 19 tetor 1930 në legatën amerikane, u krye nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Rexhep Jella
Agjencia Hebraike e Lajmeve, përmes buletinit të saj ditor, “Jewish Daily Bulletin”, më 17 tetor 1930, bën të ditur edhe martesën e Dorothy Jean Bernstein, vajzës së madhe të ambasadorit amerikan, gazetarit të njohur hebre, Hermain Bernstain, në ambientet e legatës amerikane në Tiranë.
Lajmi i plotë
“Dorothy Jean Bernstein, vajza e Herman Bernstein, ministri (ambasadori) amerikan në Shqipëri dhe shkrimtar dhe redaktor i famshëm hebre, do të martohet të dielën me Actius Nash, një student mjekësie në një universitet francez. Ceremonia do të zhvillohet në legatën amerikane këtu (19 tetor 1930) , duke vendosur diçka që mund të vendosë një precedent. Rexhep Jella, kryetar i bashkisë së Tiranës, do të kryejë ceremoninë që do të ndiqet nga të gjithë anëtarët e kabinetit shqiptar dhe përfaqësuesit diplomatikë të të gjitha vendeve”.