Benjamin Netanyahu, midis pushtetit dhe librave
Sot u betua për herë të gjashtë si kryeministër, rekord në Izrael. “Bibi” është diplomuar për arkitekturë në SHBA
Cilësohet si “kryeministri i hekurt i Izraelit”, si “njeriu i një mijë punëve”, por Kryeministri Benjanin Netanyahu gjithmonë e gjen kohën për të shfletuar librat, pasioni i tij më i madh.
“Bibi” është diplomuar për arkitekturë në Institutin e Teknologjisë të Massachusetts, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Netanyahu ka mbrojtur doktoraturën për shkencat politike. Ai është i disa librave, i fundit është “Bibi, historia ime”.
Kryeministri Benjamin Netanyahu zyrtarisht e tejkaloi “atin themelues” të Shtetit të Izraelit, David Ben-Gurion, si kryeministri më jetë gjatë të Izraelit, duke pasur një listë të pasur të sukseseve diplomatike dhe ekonomike, me udhëheqjen e krahut të djathtë.
Sot, ai u betua për herë të gjashtë si kryeministër i Izraelit, një tjetë rekord ky.