Diplomacia “mollë dhe mjaltë” e Izraelit në Shqipëri
Viti 2022 konsolidoi edhe më tej marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Izraelit.
Diplomacia izraelite në Tiranë vijoi edhe në vitin 2022 në stilin e saj të “ëmbël”: mollë dhe mjaltë, siç edhe përkufizohet Shteti i Izraelit, veçanërisht kur është festa hebraike e Pessah.
Ish-ambasadori Noah Gal Gendler përfundoi misionin e tij në gusht 2022, i pasuar nga Galit Peleg, me të dy që u shfaqën shumë dinamikë me takimet e tyre të shumta zyrtare dhe jozyrtare, por edhe si promovuesë të turizmit shqiptar, krahas atij izraelit për shqiptarët.
Lidhja e hershme disa qindravjeçare midis popullit shqiptar dhe atij hebre, vlerësimi dhe falenderimi i përhershëm i autoriteteve izraelite për rolin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit të Luftës së Dytë Botërore, aktivitetet e përbashkëta në fushën e kulturës, ku veçohet Java e Izraelit në Shqipëri, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Kulturës, evidentuan edhe një herë potencialin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Vizita e Kryeministrit Edi Rama në Izrael (23-24 tetor) ishte dhe momenti më domethënës. Takimet e tij me Presidentin Isaac Herzog, Kryeministrin Yair Lapid, Kryetarin e Parlamentit Micky Levi, ministrin e Financave Avigdor Liberman dhe kreun e opozitës, Benjamin Netanyahu (kryeministri i ardhshëm) i dhanë një shtysë të rëndësishme raporteve dypalëshe.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi më 22 dhjetor ceremoninë e ndezjes së qiriut të pestë me rastin e festës hebraike, Hanukkah, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, zv.ambasadori Harout Baghamian, si dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka. Rama mori pjesë gjithshtu, në ndezjen e qiriut të 8-të të Hanukkah, organizuar nga Kryerabini Yoel Kaplan, më 25 dhjetor.
***
AMBASADORI NOAH GAL GENDLER
30 mars – Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, së bashku me ambasadorin e Izraelit në Tiranë Sh.T.Z. Noah Gal Gendler nënshkruan programin e bashkëpunimit midis dy qeverive tona për periudhën 2022-2025, i cili do të forcojë me tej bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Izraelit në fushat e arsimit, shkencës, kulturës, rinisë dhe sportit.
18 maj – Në praninë e kryeministrit Edi Rama, kreun e bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim The_AADF, Michael Granoff dhe arkitektët e studios izraelite Kimmel Eshkolot Architects u prezantua projekti i Muzeut Hebraik Shqiptar, që do të ndërtohet në Vlorë.
1 qershor – Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler u prit nga drejtues të Universitetit Europian të Tiranës. Një fokus të veçantë zuri edhe lidhja e akademisë me tregun e punës, sidomos bashkëpunimi me kompanitë izraelite në fushën e Teknologjisë së Informacionit.
8-16 Qershor 2022 – U mbajt ne Tirane, Java e Kultures Izraelite, ne kuadër te Javëve Ndërkombëtare te Kulturës. Gjate ketyre diteve publikut iu ofruan aktivitete te formateve te ndryshme, duke krijuar atmosfere interesante ne skenat e mbyllura dhe openair te kryeqytetit.
9 qershor – Ambasadori izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, merr pjesë në përurimin e romanit “Djali me biçikletë” të shkrimtarit izraelit Eli Amir, në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës.
10 qershor – Golda Meir është kryeministrja e parë grua e Izraelit. Gjatë viteve 1969 – 1974 ajo ndryshoi rrjedhën e shumë ngjarjeve në Lindjen e Mesme e si rrjedhojë historinë e gjithë botës. Në botë ajo njihet si “Gruaja e Hekurt e Izraelit” dhe “Mbretëresha e Hebrejve”. Nw Akademinë e Filmit Marubi u shfaq filmi “Golda”, ku mori pjesw edhe Ambasadori izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler.
10 qershor – Në Javën Kulturore të Izraelit u çel në Tiranë ekspozita “Jerusalemi nuk është thjesht një qytet”, një përmbledhje e 100 fotografive të autorit Dmitry Brickman, që tregojnë gamën e gjerë të trashëgimive fetare dhe kulturore të qytetit të shenjtë të Jeruzalemit. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler vizitoi sot këtë ekspozitë, ku vlerësoi punimet e ekspozuara.
13 qershor – Historia e Izraelit si shtet ”Start-up”. Cili është ndryshimi në qasjen e Izraelit ndaj inovacionit dhe sipërmarrjes? Sa ndryshe është Jerusalemi nga Tel Avivi? Jerusalemi, një rast studimi se si të ndërtohet një komunitet dhe një ekosistem nga e para dhe një prezantim i historisë së AtoBe Startup Accelerator, si një rast studimi i suksesshëm i një qendre akademike të inovacionit dhe sipërmarrjes. Me Michael Mizrahi.
14 qershor – Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku, priti një takim ambasadorin Noah Gal Gendler. Në takim u diskutua mbi mundësitë e rigjallërimit të linjave të transportit ajror mes dy vendeve dhe gjithashtu mbi mundësitë e bashkëpunimit në sektorët ku Izraeli sot është një vend lider, eksperienca e të cilit është gjithmonë e mirëpritur.
16 qershor – Në Javën dedikuar Kulturës Izraelite ndalet në QSUT në pavionin e pediatrisë, ku u zhvilluan aktivitete të ndryshme për pacientët e vegjël të spitalit. Mes fëmijësh drejtoresha e Përgjithshme e QSUT-ës mikpriti Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri Z. Noah Gal Gendler dhe zv/ Ministren e Kulturës znj. Meri Kumbe.
21 qershor – Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, priti Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler dhe Michael Mizrahi, ekspert i ekosistemit të Startup-eve në Izrael.
28 qershor – Ambasadori Noah Gal Gendler, mori pjesë në konferencën për “Teknologjinë dhe Inovacionin në Bujqësi dhe Blegtori”, ku ishin të pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.
1 gusht – Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla priti në një vizitë Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler. Takimi u fokusua kryesisht në mundësitë që ka Bulqiza në bujqësi dhe në mbështetjen e shtetit të Izraelit për të sjellë eksperiencën e atjeshme për fermerët bulqizakë.
26 gusht – Në takimin e zhvilluar me kryetarin e Bashkisë z. Ilir Xhakolli, Ambasadori Noah Gal Gendler u njoh me Pogradecin, historinë e tij, traditat, kulturën etj, si dhe projektet e zbatuara apo ato që do të zbatohen në të ardhmen.
6 shtator – Në Durrës u shfaq filmi “Vals me Bashirin”, i një prej kolosëve të kinemasë dhe filmit autor në botë, regjisorin Ari Folman, fitues i Golden Globe dhe nominuar për “Oscar”. Mori pjesë, ambasadori i Izraelit në Tiranë.
9 -10-11 Shtator– U zhvillua International Jazz Festival inAlbania, Edicioni XI-te. Izraeli shenoi pjesemarrjen e 11-te ne kete Festival dhe u prezantua nga artistet eminente, Ari Erev (piano), Daphna Levy (singer) dhe Daphna Yanay (tambur); Ata jo vetem performuan me sukses programin e tyre, por bashkepunuan artistikisht dhe me artistet shqiptare ne trio dhe quartet.
***
AMBASADORJA GALIT PELEG
18 shtator – Presidenti i Republikës, Bajram Begaj pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.
21 shtator – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në një takim kortezie ambasadoren Peleg, ku u evdientua bashkëpunimi në IT, Zonën Ekonomike, Agro & Turizëm, etj.
30 shtator, Ambasadorja Peleg vizitoi Tregun e Shitjeve me Shumicë dhe Pakicë të Produkteve Ushqimore (Tirana Agrikulturë), që po ndërtohet në zonën e Farkës, bazuar mbi modelin izraelit.
3 tetor – Ambasadorja Peleg zhvilloi një takim me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Në fokus të bisedimeve ishin investimet izraelite në Shqipëri.
4 tetor – Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, priti në një takim ambasadoren Peleg. Vitet e fundit bashkëpunimi është intensifikuar në shumë fusha: politike, ekonomike, kulturore, turizëm, mbrojtje etj.
14 tetor – Ambasadorja Galit Peleg, zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkise se Beratit, Ervin Demo. Nder te tjera u diskutua per bashkepunime ne fusha te ndryshme me interes per komunitetin dhe Bashkine Berat.
19 tetor – Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, zhvilloi një takim me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.
3 nëntor – Ambasadorja Peleg, u takua me deputeten e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, njëherësh edhe nënkryetaren e Asamblesës Parlamentare të NATO-s. Fokusi i bisedimeve ishin antisemitizmin dhe pozicionet e Shqipërisë dhe Izraelit në arenën ndërkombëtare.
4 nëntor – Ambasadorja Peleg, e shoqëruar nga zv.ambasadori Hanout Baghamian u takua me Ministren e Kulturës, Elva Margariti. Në fokus ishte bashkëpunimi në projektet e kulturës dhe trashëgimisë dhe Muzeu Kombëtar Hebre në Vlorë.
8 nëntor – Ambasadorja Galit Peleg u takua sot me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. U diskutuan mundësitë për të tërhequr turistë në dy vendet si dhe përfshirjen e inovacioneve izraelite në ujë dhe energjinë e gjelbër.
9 nëntor – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku takon Ambasadoren Peleg, ku u theksua gatishmëria për të zgjeruar bashkëpunimin në fushat e sipërcituara, veçanërisht në fushën e krimit kibernetik, nisur edhe nga sulmi i hakerave iranianë në sistemin digjital shqiptar. Gjithashtu, vlerësua bashkëpunimi i mirë mes Policisë shqiptare dhe agjencive ligjzbatuese izraelite.
19 nëntor – Ambasadorja Peleg, zhvilloi një vizitë në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë. Ambasadorja u prit nga Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
21 nëntor – Zëvendësambasadori i Izraelit në Shqipëri, Haraout Baghamian, zhvilloi një takim me Meri Shahinin, drejtoreshë e departamentit të Lindjes së Mesme në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë që mbulon edhe Izraelin.
1 dhjetor – Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, zhvilloi një takim me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ku diskutuan për edukimin e brezave të rinj për historinë tonë të përbashkët si dhe për trajnimin e profesionistëve shqiptarë me MASHAV në Izrael.
13 dhjetor – ambasadorja Galit Peleg, zhvilloi një takim me Rektorin e Universiteti të Tiranës, Prof. Artan Hoxha, ku diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike midis dy vendeve. Aktualisht, Universiteti i Tiranës ka nënshkruar tashmë marrëveshje me dy Universitete Izraelite.
22 dhjetor – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi më 22 dhjetor ceremoninë e ndezjes së qiriut të pestë me rastin e festës hebraike, Hanukkah, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, zv.ambasadori Harout Baghamian, si dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.
23 dhjetor – Ambasadorja Peleg ndez qiriun e gjashtë të Hanukkah pasdite përpara se të hynim në ditën e Shabbatit. Në shtëpinë e saj ajo ftoi krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri: ortodoksë, katolikë, myslimanë, ungjillorë, bektashinj, deputetë dhe njerëz të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë që merren me Izraelin.