Shqipëria lëshon në hapësirë satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”
Kryeministri Rama: Shqipëria ka më shumë aftësi të teknologjisë së lartë për të kontrolluar, mbrojtur e administruar territorin
Në Cape Carnaval të Florida është lëshuar raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë “Albania 1” dhe “Albania 2”.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka ndarë edhe videon e momentit kur satelitët lëshohen në hapësirë.
“Ja dhe kjo, u tha, u bë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2”, njofton kryeministri Rama në një postim në Facebook.
Ja dhe kjo, u tha, u bë? ?? Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9,
Ja dhe kjo, u tha, u bë?
?? Sapo është lëshuar nga baza e Cape Canaveral në Florida, SHBA, raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe dy satelitët tanë,
??ALBANIA1 dhe ALBANIA2??Nga sot Shqipëria ka më shumë aftësi të teknologjisë së lartë për të kontrolluar, mbrojtur e administruar territorin, duke siguruar në kohë reale të dhëna të rëndësishme në një sërë aspektesh kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm?️
Posted by Edi Rama on Tuesday, January 3, 2023