Shoqata “Miqtë e Amerikës” i akordon Benjamin Netanyahut titullin “Mik i Kosovës”
Së bashku me çmimin së shpejti do t’i dërgohen edhe veshjet kombëtare, “Bibi” Netanyahut dhe bashkëshortes së tij, Sarës.
Shoqata “Miqtë e Amerikës”, me qendër në Prishtinë dhe kryetar Agim Rexhepin, i akordoi titullin “Mik i Kosovës”, Kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu.
Sipas njoftimi të saj për mediat, së bashku me çmimin së shpejti do t’i dërgohen edhe veshjet kombëtare, “Bibi” Netanyahut dhe bashkëshortes së tij, Sarës.
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Shoqata “Miqtë e Amerikës” I ndan titullin Mik I Kosovës Kryeministrit të Izraelit SH. T. Benjamin Netanyahu.
Së bashku me çmimin së shpejti do t’ia dërgojmë edhe veshjet tona nacionale SH. T. Netanyahu e zonjës së tijë me një letër urimi për rizgjedhje në postin e Kryeministrit.
Arsyeja: Derisa ishte Kryeminstër në mandatin e kaluar u ba njohja De Jure e shtetit të Kosovës nga Izraeli, hapja e Ambasadës dhe përkrahja e shumë investimeve Izraelite për shtetin , Institucionet e organizamat e ndryshëm të Kosovës.
Në këtë mënyrë e falenderojmë popullin e Institucionet mike Izraelite e në veqanti I falenderojmë personalitetet politike amerikane me prejardhje Izaelite që kan qenë pjesë e vendimarrjes në SHBA Senator, Kongresist, Sekretar shteti, gjeneral…, e që i kan përkrahë objektivat e popullit të Kosovës për Pavarësi para, gjatë e pas luftës.
Donator të veshjes nacionale vllezërit Isak e Ismet Islami
Zoti I bekoftë popujt tanë!
Agim Rexhepi
Themelues & kryetar
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Shoqata "Miqtë e Amerikës" I ndan titullin Mik I Kosovës Kryeministrit të Izraelit SH. T. Benjamin…
Posted by Agim Rexhepi on Wednesday, January 11, 2023