Albert Ramaj: Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri dhe Kosovë

Prej shekullit të shtatë pas Krishtit mund të gjenden gjurmë e hebrenjve në Shqipëri


Albert Ramaj, St. Gallen

GJURMËT E PARA NË TROJET SHQIPTARE

Prej shekullit të shtatë pas Krishtit mund të gjenden gjurmë e hebrenjve në Shqipëri. Këtë e kanë argumentuar edhe hulumtimi që ishte bërë para dy vitesh në Sarandë. Sipas dy profesorëve hulumtues nga Israeli Ehyd Netzer e Gideon Foerster më 2003, në bashkpunim me Institutin Arkeologjik në Tiranë në krye me prof. Muzafer Korkutin, erdhën deri te përfundimi se bazilika e Sarandës, e ndërtuar në shekullin VI, më parë ishte një sinagogë. Duhet të theksojmë se në rajon ka gjurmë edhe më të hershme të pranisë së hebrenjve, sikur që është sinagoga në Shtip (sot Maqedoni), që daton prej shekullit II, si dhe disa monumente mbivarrore të shekullit IV të hebrenjve në Mal të Zi. Këtu kemi të bëjmë me hebrenj që quhen “romaniot”, që ishin në këto troje në atë kohë. Në Shkup është ndërtuar sinagoga qysh në vititn 1361, në Durrës ka shenja të popullimit të hebrenjve qysh në vitin 1281 dhe në Kosovë qysh më 1442 janë të argumentuara gjurmët, sikur ato në Novobërdë. Kurse në Shqipërinë e Jugut, pikërisht në Janinë, mund të gjinden shenjat e popullatës hebraike qysh në shekullin e XII. Ardhacakët e parë hebrenj, që i cekëm deri më tani, duhet të kishin ardhur nga bashkësia e vjetër hebraike e Selanikut. Sipas Autorit Jonah von Tudela (vdiq më 1173), i cili shkruan për hebrënjët e Janisnës se ata nuk janë sukur bësimtarët nazareas, por bajnë emra hebre dhe thonë se janë hebre. Judenjtë sefarik apo spanilitët kishin ardhur në territorin e Perandorisë Otomane nga ishilli iberik në vitin 1492 dhe në fillim të shekullit të XVI. Përmes qyteteve bregdetare Durrës dhe Vlorë, ata erdhën edhe në Berat dhe Elbasan. Ata kanë lënë edhe gjurmë arkeologjike dhe historike në këto vende. Sipas autorit Schukalla, është më se i sigurt se politika antihebreje e Papës Palit IV (1555-1565) i detyroi ata të gjenin vendstrehim në Shqipëri.

SABBATAI ZEVI DHE DORËSHKRIME TË THORA-S

“Pseudomesia” mistik i hebrenjve, Sabbatai Zevi, kishte kaluar ditët e fundit të jetës së vet në Shqipëri. Ai kishte jetuar në ekzil në Ulqin dhe Elbasan. Ka dy teori për varrin e tij, njëra thotë se është i varrosur në Berat, kurse tjetra thotë se eshtrat e tij pushojnë në Ulqin. Ai ka vdekur më 1673 në Ulqin dhe varri i tij është aty, e jo në Elbasan.

Është më rëndësi të theksohet se kishte disa dorëshkrime jashtëzakonisht të vlefshme në Vlorë, që ishin ruajtur më shumë se 500 vite, deri në vitin 1930, kur ato pa kurrfarë gjurme dhe në mënyrë tinzare u shmangen nga Shqipëria . Këto dorëshkrime ishin pjesë të Thora-s, konkretisht „Sefar Thora“. Vlora, gjatë viteve 1519-1520, ishte bërë një lloj qendre në rajon. Kështu, në vitet e lartpërmendura, në Vlorë kishte 609 shtëpi të hebrenjve . Sinagoga ishte deri gjatë Luftës së Parë Botërore, kur edhe u shkatërrua.

Më 1910, xhonturqit bënë një regjistrim të popullatës në vilajetin e Janinës. Në bazë të këtij regjistrimi, në këtë vilajet jetonin 5077 hebrenjë, në Manastir 6497, në Kosovë 3171. Bashkësitë më të mëdha hebraike ishin në Manastir, me 6435 frymë, Janinë me 4373, Shkup me 2327 dhe Prevezë me 431 hebrenj. Të gjitha këto vende ishin jashtë kufijve të shtetit të Shqipërisë së sotme. Në vitit 1930 është bërë në Shqipëri regjistrimi i popullsisë dhe zyrtarisht, këtë vit, ishin të deklaruar vetëm 204 hebrenj. Bashkësitë hebraike janë të njohura zyrtarisht si bashkësi në Shqipëri, më 2 prill 1937.

PERSONALITETET HEBRAIKE PËR KULTURËN SHQIPTARE

Kishte disa personalitete hebraike që i kishin shërbyer kulturës, politikës dhe jetës publike shqiptare, siç është rasti i Aleksandër Moisiu, aktorit të njohur vjenez, që luajti në Burgtheater të Vjenës. Duhet cekur këtu se edhe presidenti i sotëm i Shqipërisë, Alfred Moisiu është po ashtu i të njëjtës familje Moisiu, sikur kushëriri i tij Aleksandri, kështu që, rrjedhimisht, edhe presidenti Moisiu është me prejardhje hebraike. Aktori i njohur i filmit gjermano-austriak „Kommisar Rex“ Gideon Burkhard është stërnipi i Aleksandër Moisiut, kështu që edhe ai është me prejardhje hebre.

Pas proklamimit të pavarsisë së shtetit shqitar më 12 nëntor 1912 u mëruan edhe ministrat në postet e tyre. Një prej tyre ishte herbe, pra ministri i Postës dhe telegrafisë (PTT) Lef Nosi ishte me besim ortodoks, kurse me përkatësi nacionale ishte hebre. Familarët e tij ende jetojnë edhe sot në Tiranë sikur Skënder Kosturi.

Kishte hulumtues shumë të njohur, që kishin prejardhje hebraike dhe që kishin kontribuar shumë për historinë, kulturën, politikën dhe në përgjithësi për popullin shqiptar. Duhet të cekim së pari Norbert Jokl nga Vjena. Ai ishte shkencëtar i kalibrit të lartë dhe ishte hebre. Më 1942 gestapot e morën Jokl dhe e dërguan në ndonjë kamp të përqendrimit, kështu që as sot e kësaj dite nuk dihet fati i tij se si kishte përfunduar. Me vete Jokli kishte marrë edhe manuskriptin e fjalorit të posapërfunduar etimologjik të gjuhës shqipe, një punë me shumë vlerë që u zhduk përgjithmonë. Por ai kishte lënë një bibliotekë shumë të pasur dhe ia kishte falur shtetit shqiptar, por Austria nuk e lejoi deri më sot këtë transfer dhe ende austriakët hestin.

Milan Sufflay ishte hebre nga Kroacia. Ai ishte një ndër njohësit më të mirë i të gjitha kohërave i historisë mesjetare shqiptare. Ai kishte publikuar disa vepra dhe shumë artikuj (edhe një roman) mbi historinë e mesjetës shqiptare. Ndër veprat kryesore të tij janë edhe “Acta Albaniae I, II”. Kurse “Acta Albaniae III” dëshironte ta kryente, por nuk ia lejonin kushtet financiare. Parlamenti shqiptar, duke vlerësuar veprat e Milan Schuflay-t, e ndihmoi financiarisht atë. Më 1930 Parlamenti ia deponoi 75.000 franga ari Schuflay-t në një konto private te Banque Commerciale de Bale a Zürich të Zvicrës . Vlera e sotme e kësaj shume duhet të jetë rreth 3 milion euro. Pas pak kohe, Shufflay vritet nga nacionalistët serbë në Zagreb, kështu që këto para mbetën edhe sot e kësaj ditë në këtë bankë dhe nuk iu kthyen Shqipërisë.

Nuk duhet lënë anësh as Leo Frendlich me veprën e tij që tërë botës ia bëri të ditur për gjendjen e rëndë të popullit shqiptar më 1912-13, që e botoi në Vjenë me titull “Albaniens Golgotha” (Golgota shqiptare). Ai ishte po ashtu hebre.

Këtu duhet të përmendim edhe përkthyesin e njohur Robert Shvarc (Robert Schwarz), që jetoi në Shqipëri dhe me veprat e tija të përkthyera në gjuhën shqipe dha një kontribut jashtëzakonisht të madh për kulturën shqiptare.

HEBRENJËT NË SHQIPËRI DHE RRËFIMET E TYRE PËR LUFTËN E II. BOTËRORE NË SHQIPËRI

Disa vende të Europës qysh më 1933 kishin ligje antisemite. Shqipëria po ashtu e kishte një ligj të tillë, por autoritetet dhe populli shqiptar nuk e vuri në veprim atë. Ky ligj ishte diçka në lidhje me udhëtimin e hebrenjve nga vendet tjera në Shqipëri. Shqipëria, siç u dëshmua më vonë, ishte një vend ku hebrenjtë mund të gjenin strehim të sigurt. bot. Asnjë hebre vendor në Shqipëri nuk iu dorëzua autoriteteve naziste, porse kishte shumë prej tyre që kishin ardhur për t’u strehuar nga vendet e tjera të Europës. Autorë të ndryshëm e kanë hulumtuar këtë fenomen dhe kanë i kanë kërkuar shkaqet dhe arsyet e një fenomeni të këtillë. Sipas tyre, kjo gjë ka të bëjë me fjalën e dhënë, pra me Besën apo fjalën e dhënë dhe ka të bë poashtu me traditën e lartë kanunore. Kanunin kishte kodifikuar Atë Shtjefën Gjeçovi dhe kishte pulikaur si fejton në revistë françeskane, kurse si vepër është botuar më 1933 pas vrasjes së tij, sepse Gjeçovin e kishin vra njerëzit e shërbimit sekret serb më 1929 afër Zymit të Prizrenit. Një hebre që ishte fshehur në një familje në Tiranë, dëshironte në përfundim të luftës ti dpara të zotit të shtëpies për shkak se e kishte mbajtur në shtëpi. Por i zoti i shtëpies ia ktheu: „Të kam pranuar si mik, ta kam dhën `besën` mikut ia japim besën,, por besën nuk e shesim me para” Në aspektin politik pse nuk u dorëzuan hebrenjtë në ndonjë kamp të përqendrimit, janë të ndryshme, por mbi të gjitha meritën më të madhe e ka politika e Mbretit të vetëshpallur Zogut në Shqipërinë e asaj kohe.

Është interesant fakti se ambasada shqiptare në Berlin kishte lëshuar viza deri më 1938 për hebrenjtë që dëshironin të gjenin strehim në Shqipëri. Kjo për vendet europiane ishte e pamundur, të ndodhte ende në këtë vit diçka e till. Kështu, në Shqipëri kishin ardhur hebrenj nga shumë vende, për t’iu shmangur nazistëve. Kishin ardhur nga Gjermania, Austria, Hungaria, Jugosllavia, Rumania, Kroacia, Bullgaria, Egjipti, Anglia, Polonia, Turqia etj. Sipas J. Neumann dëshmon se në Shqipëri njerëzit kishin ardhur këmbë prej Budapestit për të shpëtuar jetën e vetë, sikur që ishte rasti i z. Jacobson.

Kishte edhe hebrenj prominent që kishin ardhur në Shqipëri, sikur prof. Stanislav Zuber, shkrimtari dr. Leo Mathia apo Joli Jakob. Dr. Finer, profesor në Londër, kishte kërkuar të vinte në Shqipëri, me përcjelljen e John Walter, i biri i drejtorit të gazetës “Times”. Qëllimi i ardhjes së tyre ishte që të merrnin më shumë informata për mundësinë e ardhjes së hebrenjve në Shqipëri. Sipas Shaban Sinanit, në këtë kohë duhet ta kishte vizituar Shqipërinë edhe Albert Einstein. Si dëshmi për këto ngjarje në Shqipëri, kohëve të fundit janë shkruar disa libri, siç është libri i Harvey Sarner me titull „Rescue in Albania: One hundred percent of Jews in Albania rescued from Holocaust“ (California, 1997). Një libër tjetër është i Johanna Neumann, me titull „Via Albania“ në gjuhën angleze, në gjermanisht është e njohur me këtë titull „Umweg über Albanien“, në të cilin përshkruhet udhëtimi dhe qëndrimi i saj në Shqipëri, nga Hamburgu i Gjermanisë. Poashtu janë shumë të vlefshme publikimet e Shaban Sinanit që bëri në mediat shqitpare. Sipas dokumentëve që gjinden në arkivin qëndror në Tiranë, asnjë hebre nuk i është dorëzuar naziztëve dhe nuk është dërgur në kampe të perqëndrimit. Pra, strehimi i tyre në Shqipëri ishte vend shumë i sigurt, sidomso deri më 1944.

Samuilo Mandil ishte hebre nga Beogradi dhe kishte ikur gjatë luftës së dytë botërore në Shqipëri ku edhe kishte shpëtuar. Është njëri ndër autorët e parë që kishte shkuar për temën e shpëtimit të hebrenjëve në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore. Ai publikoi artikulin „Izraelitet në Shqipni: para okupacionit, gjatë okupacionit dhe mbas çlirimit bga akupatori“ në gazetën e atëhershme të Tiranës „Bashkimi“ (më 20. II. 1945) Ai kishte ikur më 1992 nga Beogradi në Berat, ku ishte strehuar. Punimi i tij është i pari që trajtoi këtë temë në gjunën shqipe dhe në përgjithësi. Në historiografinë shqiptare është anshkaluar ky shkrim tërësisht, nuk di pse? Madil përmend një rast shumë intesant se më 1942 janë arrestuar 53 hebrenjë në Mitrovicë (Kosovë) dhe janë dorëzuar naziztëve. Sipas tij, këtë punë e bënë disa renegatët shqitparë. Ai shkruan kështu: “në atë kohë, në Kosovë, nuk e kishin pushtetin në dorë as Shqiptarët dhe as Serbët vertetë, por disa renegatë të popullit shqipar, të dejun dhe të helmosur nga propaganda gjermane, kollona e pestë e regjimit fasisht. Kështu mund të kuptohet edhe fakti që në marsin e vj. 1942, autoritetet fashiste të Prishtinës dorëzuan 53 Izraelitë (burra, gra e fëmijë) autoriteteve gjermane të Mitrovicës“ Mandil flet poashtu për hebrenjët tjerë të Jugosllavisë që kishin kërkuar strehim në Shqipëri, sidomos në Kavajë, Shijak, Lushnje e Fier. Hebrenjët në Shüqipëri ishin të sigurt deri më 1943, pra deri më ardhjen e gjermanëve në Shqipëri. Prej 1943 nuk ishin më të sigurt, apo më mirë të themi u shpërndanë nëpër fshatra të ndryshme të Shqipërisë për të kërkuar strehim, sepse në vende apo qytete naziztët bënin kontrolla të ndryshme kur kërkonin të strehuarit, e jo më që ishin nëpër vende të caktuar refugjatësh ku ishin deri më 100 persona me një shtëpi, që në atë kohë quheshin „shtëpi emigrantësh“, që ishin azilkërkues. Fshatarët e Shqipërisë ndanë edhe kafshatën e fundit të bukës së vet për të shpëtuar jetën e ndonjë hebreu nga naziztët. Ky akt nuk ndodhi nëpër Evropë, përposë në Shqipëri. Filmi shqiptaro-gjerman i rexhisorit Gjergj Xhuvanit “I dashur armik” (gjermanisht: „Mein Freund der Feind“) i vitit 2003 prezenton poashtu jetën e përditshme të hebrenjëve në Shqipëri gjatë luftës së II. botërore ku shqiptarët me zemërgjërsi i pritën hebrenjë në Shqipëri.

Është edhe një gjë shumë itneresante që S. Mandil në shkrimin e tij për hebrenjët në Shqipëri që shkruan se 5 hebre ishin vra në luftë kundër gjermanëve, pra që iu kishin bashkangjitur partizanëve të Shqipërisë. Ata ishin: Jakov Avramovic, Jusef Konforti, Jusef Bivas, Zhak Ruben und David Koen. Mandil nuk cek vendin se ku dhe si ishin vra këta 5 hebre. Për këta 5 hebre, poashtu nuk është shkuar në mediat apo shkrimet shqiptare dhe më gjërë, përveç këtij shkrimi të Mandil që është lënë në.

Është interesant fakti se Shqipëria, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë hebrenj, sesa në fillimin e saj. Hebrenjtë që kishin kërkuar strehim në Shqipëri iu drejtuan edhe Papës Piut XII për, saqë në atë kohë, sipas mundësive kishte ndikuar pozitivisht më shumë se në shumë vende të ndryshme të Evropës.

Sipas disa autorëve që thojnë së në grup prej 400 hebrenjësh nga Dubrovniku i Kroacisë ishin dërguar në kampin famëkeq të Auschwitz, por në fakt këta 400 hebre ishin strehuar në Shqipëri kështu që kishin shpëtuar jetën e vet.

NË KOSOVË GJENDJA ISHTE PAK MË NDRYSHE SË NË SHQIPËRI

Në trojet e Kosovës së sotme hebrenjët ishin qysh më 1442 në Novobrdë afër Prishtinës; gjashtë vite më vonë janë të cekuar 6 familje hebrenje, më 1737 ishin në Gjakovë 600 hebre, në Prishtinë rreth 350 hebre kishin jetuar ku edhe përmendet një bashkësi hebrenje. Duhet cekur faktin se bashkësitë hebraike në Kosovë ishin më shumë të lidhur me popullatën serbe sesa shqiptare dhe këto bashkësi, jo vetëm në Prishtinë por edhe në Prizren apo gjetiu në Kosovë.

Mes viteve 1909 dhe 1912 dëshironin hebrenjët e Kosovës të shpërnguleshin në Serbi për shkak të luftrave sepse e ndien vetën të pasigurt në këto troje. Kryerabini nga Beogradi Isaj Alkalaj udhëtoi për në Kosovë për të biseduar me hebrenjët e atyshëm dhe për ti bindur që të mos të shpërngulen duke i bindur se perandoria osmane në Ballkan është duke „perënduar“.

Sikur në shumë vende europiane viteve të 30, poashtu edhe në jugoslavi ishte aprovuar i ashtuquajtur „ligji rasor“ që në fakt kishte të bëjë me hebrenjët dhe me romët në këtë teritor. Kryerabini Alkalaj duhet që të lëshonte paralamentin në Beograd më 1938. lufta II botërore shpërtheu gati në të gjitha vendet evropiane, poashtu edhe në Kosovë. Kosova u nda në tri pjesë të okupuara. Italianët kishin Prishtinën, Prizrenin, Pejën, Gjakovën dhe disa vende të tjera. Mitrovica, Trepça e Podujeva ishte nën okupimin gjerman, kurse Gjilani, Vitia dhe Kaçaniku ishin nën okupimn bullgar. Pas kapitullimit të Italisë më 8. 9. 1943 këto vende u okupuan nga gjermanët. Është një fakt shumë i vërtetë se populli shqiptar në Kosovë priti okupatorin gjerman sikur „çlirimatar“

Hebrenjët që më parë kishin jetuar në Kosovë ishin shpërnguluar në Shqipëri duke parë rrezikun e vet. Kurse kishte hebre që kishin ardhur nga vendet e ndryshme duke kërkuar strehim në territorin e Kosovës. Ata që kishin mundësi të merrnin dokumente falso për të ikur në Shqipëri, kishin siguruar jetën e vet, kurse ata që nuk kishin siguruar dokumente falso mund të dorzoheshin në duar të gjermanëve. Hebrenjët që kishin ardhur në Kosovë ishin nga shumë vende të ndryshmë të vendeve fqinje, por sidomos nga Serbia, Bosna e Kroacia por sidomos nga Beogradi. Drejtorja e arkivit historik të Beogradit dhe historianja nga Beogradi Dr. Branka Prpa potencon se para luftës së dytë botërore në Beograd kishin jetuar 12500 hebre, kurse pas luftës ishin vetëm 1500. Shumica prej tyre kanë pesuar në ndonjë kamp të perqëndrimit apo edhe kishte prej tyre që kishin kërkuar strehim në Shqipëri, përmes Kosovës kurse është i njohur edhe kampi i perqëndrimit në Saimiste dhe ne Bajnica në Serbi që ishin vrarë diku rreth 100000 persona, pra hebre, romë, sinti etj.

Një rol shumë të rëndësishëm për antisemitizëm në territorin e Serbisë dhe të Kosovës luante edhe organizata „Zbor“ që ishte krijuar nga Dimitrije Lubotic më 1925 Veçmas nën gjeneralin Milan Nedic popullata hebreje gjatë luftës së II botërore kishte vështirësi të mëdha. Poashtu edhe nga regjimi ustash-kroatë popullata hebrenje nuk njohej në Kroaci e sigurit dhe ëshë i njohur kampi i perqëndrimit Jasenovac, dhe që njifet sikur „Auschwitz i Balkanit“ – ku janë të vrarë shumë hebre. Në këtë kohë vetëm Shqipëria ishte e sigurt për henjë. Për këtë arsye shumë hebre tentuan që të depërtojnë nga Serbia, Bosna e Kroacia në territorin e Shqipërisë dhe nëpërmjet Kosovës. Për fat të këq, në Kosovë nuk u pritën edhe aq mirë hebrënjët.

Duhet cekur se një rrol të rëndësishëm luante SS Waffen Divizion Hanxhar që ishte krijuar në Bosnje më 1943 edhe për situatën e hebrenjëve në Kosovë. Në këtë division kishte edhe sjimë pjesëmarrës shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia jugore. Për krijimin e divizionit “Hanxhar” kishte ndikuar jo pak myftiu i Jerusalemit Haxhi Mohammed Amin al-Husseini, që dëshironte të krijonte linjen, Shqipëri-Kosovë-Bosnje. Ai kishte vizituar më 1941 edhe Shqpërinë, ku prej aty kishte bërë edhe një takim me Adolf Hitler më 24 nëntor 1941.

Pasi që Kryemyftiu i Jeruzalemit kishte kontakte të mira me disa shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, ishte i mendimit se duhet krijuar një divizion i vetëm shqiptar në Kosovë. Adolf Hitler kishte dhënë leje Heinrich Himmler (me udhëzimet e kryemyftiut të Jerusalemit) për krijimin e një divizioni nazizt shqiptar në Kosovë në shkurt të vitit 1944. Në mars të vitit 1944 kishte vendosur Heinrich Himmler në bashkpunim me kryemyftiut e Jerusalemit Haxhi Mohammed Amin al-Husseini që të krijonte devizion “shqiptar”. Ky divizion krijohet më 17 prill, konkretisht më 1 maj në rajonin e Kosovës dhe Maqedonisë. Ky divizion kishte marrë emrin e heroit kombëtar Skënderbeu dhe zyrtarisht quhej „Waffen Division SS Skanderbeg”.

Divizioni „Skëndërbeu“ ishte përbër vetëm prej shqiptarëve nga territori i Kosvoës dhe i Maqedonisë që ishte themeluar më 1944. Duhet cekur se shumica e personave që kishin vepruar në këtë division, më parë ishin në devizionin Waffen SS Hanxhar të Bosnjës dhe të Kroacisë, kurse më 1944 ishte kriajuar divisioni vetëm me shqiptarë. Njëri nga protagonistët e këtij divizioni ishin Debri Peja(ni) dhe Xhafer Deva. Bedri Pejani dhe Xhafer Deva ishin antisemitë të njohur të asaj kohe. Divisioni „Skënderbeu” kishte tubuar rreth vete 6491 vullnetarë shqiptar dhë që kishte për detyrë të luftonin në krah me gjermanët e kjo dmth edhe të dorzonin hebre gjermanëve. Vetëm një një kohë shumë të shkurtër divisioni „Skënderbeu” kishte tunbuar në Prishtinë und Gjakovë 400 hebre prej nga u dërguan në kampin e përqendrimit në Gjermani, në Bergen-Belsen afër Hannover-it.ku edhe vdiqën. Sa i përket numrit të personave ka disa mendice. Sipas Dzeletovic Ivanov ka të bëjë me 400 hebre kurse sipas Noel Malcolm ka të bëjë me 281 hebre që janë dorëzuar në duart e naziztëve gjerman nga ana e SS Waffen divisionit Skënderbeu. Nga ky divizion ne Shkup është krijaur një kamp ku hebrenjët mbaheshin përkohesisht para se të dërgoheshin në Mauthausen të Austrisë së sotme. Ky divizion ushtroi dhunë edhe kundër romëve e sintëve. Autorët kosovarë në kohën e sotme nuk pranojnë assesi se kishte hebre që janë dorëzuar në duart e gjermanëve nga ana e shqiptarëve. Është absurde dhe pa nevojë kjo që ndodh në mediat kosovare, por faktet tregojnë ndryshe. Në shkrimet e tyre pretendojnë edhe sot pa nevojë të „fshehin“ dorëzimin e hebrenjëve në duart e gjermanëve nga ana shqiptare dhe përherë „hedhin gurin“ serbëve për këtë punë se „ata e bënë“ e jo shqiptarët. Nuk duhet harruar edhe publikim e Samuilo Mandil që dëshmon se në Mitrovicë shqiptarët dorëzuan 53 hebre autoriteteve germane. Dorëzimin e bënë shqiptarët sipas tij.

Nuk duhet harruar edhe një se autorittetet lokale shqiptare në Prishtinë siguruan dokumente falso për hebrenjët që kishin ardhur në Kosovë për të ikur në Shqipëri dhe duhet veçuar rastin e sekretarit të bashkisë së Prishtinës Prenk Uli që hebrenjëve u siguronte pasaporta apo dokumente udhëtimi falso vetëm e vetëm të kalonin në Shqipëri për të siguruar jetën e vet. Isuf Qolja që tashmë është 95 vjeçar tregon se si kishte fshehur të ikurit prej Kosove familjen e Jakov Asherit në Berat. Po të ishin ndier hebrenjët er Kosovës të sigurt, sikurisht nuk do të iknin apo tentonin të iknin nga Kosova në Shqipëri. Kishte edhe raste kur ishin strehuar në Kosovë, sikur rasti i familjes në rajon të Deçanit që shkruajnë autorët kosovarë.

Kryeministri i atëhershëm shqitar Mustafa Merlika Kruja që ishtë në shërbim të italianvë, në raport me hebrenjët kishte luajtur një rrol shumë pozitiv, në përjashtim të politikës së tij diskutabile. Për shtëpimin e hebrenjëve nga Kosova ishte poashtu krah i djathtë edhe segretari i Mustafa Krujës Engëll Engjëll Çoba e në Prishtinë Prenk Uli. Kështu që me organizmin e tyre arritën që me autobusa të firmës nga Tirana me emrin S.A.T.A ti shpërngulin hebrenjët e Kosovës në Shqipërti për tu siguruar jetën, pasi që kryeministri Kruja kishte parë rrezikun e persekutimit të hebrenjëve. Disa prej tyre kanë mundur të shkonin në Shqipëri, sikur më 1942 rreth 100 persona shkuan në Berat e 80 të tjerë në Prezë. Në korrik të të njëjtit vit poashtu rreth 100 persona që ishin në “burgun” e Prishtinës arritën të shkonin Shqipëri.

Francesco Jacomoni di San Savino nw librin e tij “la Politiea dell’Italia in Albania” shkaruan kwshtu:

Një demostrim nga ana e Mustafa Krujes i asaj qe ishte – burrnia e tij – dmth, aftësia për t`i përballuar situatës me guxim si edhe zemërgjërsi e pata pak kohë mbasi ai kishte marrë përsipër Kryesinë e Këshillit Ministror. Ishte paraqitur tek ai konsull i përgjitshëm i Gjermanisë dhe i kishte paraqitur një notë verbale me të cilën qeveria naziszte kërkonte dorëzimin e mbi treqind hebrenjëve që, refugjatë nga Jugoslavia, kishin gjëtur strehim në Shqipëri. Komanda ushtarake gjermane e Beogradit kishte dhënë njoftime të sakta lidhur me emrat si edhe vendet se ku iishin strehuar ata në Kosovën Shqiptare. Mustafa Kruja erdhe të më merrte lejen t`i linim të patrozuar në Shqipëri. Në Shqipëri në fakt nuk kishte asnjë këmbë ushtari gjermane që të mund t`i identifikonin. Megjithatë ramë n`ujdi që refugjatët hebrej të transferoheshin menjëherë në zonën e Gjirokastrës e cila kufizohej me zonën greke, të okupuar nga trupat italiane. Ata do të pajiseshin me pasaporta shqitpare me emër falso dhe po të paraqitej nevoja, do të ndihmoheshin edhe materialisht. Këto masa do t`i lejonin Musta Krujës t`i përgjigjej mbas disa ditëve konzullit të përgjithshëm të Gjermanisë se ti të gjitha hetimet e kryera në Kosovë lidhur me listat emërore kishin rezultuar negative. Roma nuk u njoftua zyrtarisht lidhur me këto zhvillime, por privatisht u informua drrejtori i përgjithshëm i çështjeve rezervate, ministri fuqiplotë Vidau. Ai ishte njeri me zemër të gjërë dhe nëpërmejt tij mundësum nëpërmjet përfaqësive tona jashtë shtetit, t`i pajisim bebrenjtë gjermanë, bohemë, polakë, ungarezë dhe rumunë me pasaporta shqitpare. Atyre u krijohej mundësia t`u shmangeshin persekutimeve raciale duke i u drejtuar Shqipëris

PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

Pas përfundimit të luftës së dytë botërore ishin kthyer hebrenjët që ishin strehuar në Shqipëri në ato vende prej nga kishin ardhur. Por shumica e tyre prap muarrën rrugën e pakthimt për në Amerikë. Pas përfundimit të luftës, edhe disa hebre që ishin me shekuj në Shqipëri, lëshuan Shqipërinë. Autorja Irene Grunbaum ka shkruar një libër më titull „Escape through the Balkans“ (“Arratisje përmes Ballkanit”), që gëzoi mbrojtjen shqiptare gjatë luftës, shkruan: “Lamtumirë Shqipëri. Ti më dhe kaq shumë mikpritje, mbrojtje, miq dhe aventurë. Lamtumirë Shqipëri. Një ditë do t’i tregoj botës sa të guximshëm, të pa frikë, të fortë e besnikë janë bijtë e tu; se si vdekja e djalli nuk mund t’i frikësojë ata. Po të jetë e nevojshme unë do të tregoj se si mbrojtën ata një refugjate e nuk lejuan që ajo të dëmtohej, edhe në se një gjë e tillë do të thoshte humbje e jetës së tyre. Dyert e vendit tënd të vogël mbetën të hapura, Shqipëri. Autoritetet e tua mbyllën sytë, kur qe e domosdoshme për t’i dhënë njerëzve të varfër e të persekutuar edhe një mundësi për t’i mbijetuar më të tmerrshmes së të gjitha luftërave. Shqipëri, ne ja dolëm të mbijetojmë ndaj rrethimit për hir të humanizmit tënd. Të falënderojmë ty.”

Ngjashëm shprehet edhe Johanna Neumann në “The Washington Jewish Week” (7-8/1999):

“Shqiptarët, qoftë muslimanë qoftë kristianë, janë njerëzit më mikëpritës, bujarë dhe të ëmbël. Duhet të thuhet me zë se shpëtimi i hebrenjëve nga shqiptarët nuk ishte një akt vetëm i mikëpritjes së tyre tradicionale, por ai ishte një akt puro i guximit personal. Shqiptarë, thjeshtë, panë të nevojshme t’u ndihmonin atyre që qenë në nevojë dhe vendosën këtë ndihmë përmbi sigurinë individuale dhe të familjeve të tyre. Njeriu nuk nevojit shumë pos të shkojë në memorialin Yad Vashem në Jerusalem dhe të shohë listen e emrave të shqiptarëve, të cilët janë nderuar me mirënjohjen Të Drejtit në Mesin e Kombeve. Duke konsideruar faktin se popullsia e Shqipërisë në vitet e Luftës së Dytë Botërore nuk ishte më shumë se një million, numri i emrave në listen e të nderuarve në Yad Vashem është i lartë në menyrë disproporcionale.”

HEBRENJËT E SHQIPËRISË PAS KOHËS SË KOMUNIZMIT DHE GJENDJA TASH

Më 1950 në Shqipëru duhet të kishin jetuar edhe 200 hebre. Pas rënjës së sistemit diktatorial komunist në SHqipëri, qeveria e Izraelit ndihmoi që hebrënjët nga Shqipëria ti merr në Izrael. Disa shkuan në Izrael dhe disa shkuan në Amerikë. Pra më 1990 dhe 1991 shkuan 350 hebre nga Shqipëria në Izrael, kurse 37 shkuan në Amerikë dhe sipas disa informatave jozyrtare, duket se 32 kishin mbetur në Shqipëri, njëri prej tyre eshte edhe përkthyesi Robert Shvarc. Sipas disa informatave jozyrtare, ka disa hebre (numri mund të jetë më shumë se 100) të cilët pas viteve 2005 që së paku një herë në vit prap vizitojnë Shqipërinë dhe e trajtojnë atë si atëdhe të vetin. Në Vlorë është ngritur edhe një pllakë përkujtimore dhe është pagëzuar „rruga e hebrenjëve“.

—————————————-

Bibliografia

(Bibliografia është e paplotësuar dhe nuk janë të shënuar shkrimet e enciklopedive dhe leksikoneve apo fjalorëve)

Aida Cama: In Albanien kennt man nicht einmal das Wort Antisemitismus, Radio Deutsche Welle 30.7.2004, auch im: http://www.dw-world.de/dw/article/0,,1281304,00.html

Aida Cama: Shpëtim në Shqipëri – Johanna Jutta Neumann mbijetoi Holokaustin, intervistë (e pabotuar, 2004, 5 faqe).

Albert Ramaj: Die Rettung der Juden in Albanien, in: G2W – Zürich (Ökumenisches Forum für Religion und Gesellschaft in Ost und West) 2/2007, 35, fq. 17-19.

Albert Ramaj: Dienst an der Menschlichkeit: Die Rettung der Juden in Albanien und Kosovo, in: http://www.hagalil.com/archiv/2006/06/ramaj.htm

Albert Ramaj: Hebrenjtë në Kosovë, një histori pak më ndryshe, in: Koha Ditore, 27. 5. 2006, fq. 22 dhe www.albanisches-institut.ch

Albert Ramaj: Juden im Kosovo in den 40er Jahren: in: G2W – Zürich 2/2007 35, fq. 20-21.

Albert Ramaj: Jüdischer Albanologe. Norbert Jokl, in: , G2W – Zürich 2/2007 35. fq. 24-25.

Albert Ramaj: Vdiq prof. dr. Georg Renatus Solta, balkanolog e albanolog i shquar nga Vjena (18.03. 1915-02.05.2005) in: www.albanisches-institut.ch

Anna Kohen: Remembering Albania’s Protection of the Jews during the Holocaust. May 2, 1997. Frosina Information Network: An Albanian Immigrant & Cultural Resource. Boston, MA.

Apostel Kotani, Hebrenjtë në Shqipëri gjatë shekujve, Tiranë 1996.

Artan Puto: Disa plane për emigrimin e çifutëve në Shqipëri, in: Përpjekja nr. 03 /1995, Fq. 102-107.

Arthur Liolin, Of Albanians and Jews in: lllyria, New York, Februar 1995.

Asher Hananel – Ely Eshkenazi, Evrejski izvori za obshçestveno-ikonomiçeskoto razvitie na Balkanite zemi prez XVII vek, Tom II, Sofje, 1960.

Bejtullah Destani:Ethnic minorities in the Balkan States 1860-1971 (Volume 6). London 2003.

Bernd Fischer: The Jews of Albania during the Zogist and Second World War Period. In. www.albanisches-institut.ch

Bogumil Hrabak: Jevreji u Albaniji od kraja XVII do kraja XVII Veka. in: Jevrejski Zbornik. Beograd, 1/1971.

Carl Savich: Kosovo and the Holocaust: Falsifying History: in www.serbianna.com/columns/savich/060.shtml

Carlo Tagliavini: Nachruf auf Norbert Jokl; in: Indogermanisches Jahrbuch, 28/1949.

Christine von Kohl, Albanien, München 2003.

David P Gushes: Why They Helped the Jews, in: Christianity Today, 24, 10. 1944, fq. 33-35.

Ernest Koliqi: Ernest: Tue besedue me Prof. Joklin. In: Shêjzat (Le Pleiadi) 1-4, 1972.

Farrel Patrick: Hebrejtë në Shqiperi, in: Jeta shqiptare (Albanian Life) 1990.

Ferit Duka: Hebrenjtë në shqipëri. bashkësitë e Vlorës dhe të Beratit (shek. XVI-XVIII), in Studime historike, nr. 3-4 2002 fq. 7-28.

Francesco Jacomoni di San Savino: La Politiea dell’Italia in Albania. Bologna 1965.

Gerd Simon: Tödlicher Bücherwahn. Der letzte Wiener Universitätsrektor im 3. Reich und der Tod seines Kollegen Norbert Jokl, in: www.albanisches-institut.ch

Gerd Stricker: Warum erst jetzt Lobeshymnen?, in: G2W – Zürich 2/2007 35. fq. 22-23.

Grunbaum, Irene. Escape Through The Balkans. (The Autobiography of Irene Grunbaum) Lincoln: University of Nebraska Press, 1996.

Harriet Freidenreich Pass: The Jews of Yugoslavia: A Quest for Community. Philadelphia: The Jewish Publication Society of America, 1979.

Harvey Samer: The Jews of Albania, Brunswick Press 1992.

Harvey Sarner: The Jews of Albania. Cathedral City, CA: Brunswick Press, 1992, shqip: Shpëtimi në Shqipëri. Një qint përqint e hebrejve në Shqipëri të shpëtuar nga holokausti. (Përktheu nga anglishtja Mal Berisha). Tirane 1998.

Harvey Sarner: Rescue in Albania:One Hundred Percent of Jews in Albania Rescued From Holocaust. Cathedral City/CA: Brunswick, 1997.

Ivanov Dzeletovic: Jevreji Kosova i Metohije. Beograd 1988.

Izer Maksuti: Norbert Jokl – Figurë e shquar e albanologjisë, in: www.lobi.com.mk.

Jack Goldfarb: “Albanian Album: Courage and Compassion in the Holocaust.” New

Jersey Jewish News 8 April 1999.

Johanna J Neumann. “Righteous Albanians.” The Washington Jewish Week. July/August 1999.

Johanna Jutta Neumann: Umweg uber Albanien, Bochum 2003

Jorg Bremer, Die Heimkehr der albanischen Juden nach Israel. in: FAZ, 8.51991,106, f. 5.

Karl-Josef Sschukalla: Nationale Minderheiten in Albanien. In: Albanien. Gottingen 1993. fq. 514-516.

Klaus-Michael Mallmann, Martin Cüppers: Halbmond und Hakenkreuz. Das Dritte Reich, die Araber und Palästina, Darmstadt 2006.

Kurt-Gert Klietmann: Die Waffen – SS. Eine Dokumentation. Osnabrück 1965.

Lasgush Poradeci: Qeveria e shqipërisë të shpëtojë Jokl-in nga antisemitizmi nazist in: www.albanisches-institut.ch.

Laurent Latrouve & Gordana Kostic: La division Skanderbeg. Histoire des Waffen-SS albanais des origines idéologiques aux débuts de la guerre froide. Paris 2004

Leo Freundlcih: Albaniens Golgatha. Anklageakten gegen die Vernichter des Albanervolkes. Verlag der Buch- und Kunstdrukerei Josef Roller & Co, Vjenë 1913.

Max Brym: Die Juden in Kosova und Albanien, in: www.kosova-aktuell.de/geschichte/geschichte_pay/as_kosovoalbanien.htm

Max Brym: Die jüdischen Gemeinden in Vlora und Delvine: Rettung in Albanien, in: www.juden-in-europa.de/balkan/albanien.htm

Michael Schmidt-Neke: “ Albanien-ein sicherer Zufluchtsort?” in: Solidaritat und Hilfe für Juden wahrend der NS-Zeit. (Reihe Solidarität und Hilfe; Bd.3). Ed. Wolfgang Benz and Juliane Wetzek: Berlin, Metropol, 1999. 247-70.

Michael Schmidt-Neke: Klio als Flakhelferin – Die albanische SS als letzter Trumpf im serbischen Propagandakrieg. in: Albanischen Hefte 2/2006 Bochum und http://www.kosova-aktuell.de/cms/index.php?option=com_content&task=view&id=295&Itemid=38

Murteza Studenica: “Shqiptaret dhe Hebrenjt”, Prishtinw 2000

New York Times, Joyful Jews from “Another Planet” called Albania, 11 pril 1991.

Noel Malcolm: Kosovo – a short history. London 1998. Shqip: Kosova. Një histori e shkurtër, 2001 Tiranë-Prishtinë 2001.

N.N. Albanians of all faiths stand in in solidarity with persecuted Jewish minority, Albanian Catholic Bulletin, vol. X. 1998, fq. 108-109.

Paul Tedeschini: Myftiu që krijoi Divizionin “SS” shqiptar “Skenderbeu”!, in: www.shkoder.net/fjala/2007/tedeschini.htm

Petrit Kotrri: Norbert Jokl und seine Studien zur albanischen Sprache, Innsbruck 1996

Rae Dalven: Jews of Ioaninna, Cadmus Press, PA. 1990.

Robert Elsie: Handbuch zur albanischen Volkskultur, Wiesbaden 2002.

S .J. Shaw: The Jews

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit