Miliarderi izraelit blen 600 mijë euro “Topin e Artë” të Ronaldos
Idan Ofer është një ndër njerëzit më të pasur të Izraelit me një pasuri rreth 9 miliardë euro.
Kristiano Ronaldo e ka shitur “Topin e Artë” që fitoi në vitin 2013 për bamirësi për 600 mijë euro. Atë e ka blerë Idan Ofer, i cili është një ndër njerëzit më të pasur të Izraelit me një pasuri rreth 9 miliardë euro.
Sipas “Marca”, Ofer e bleu trofeun gjatë një eventi bamirësie në Londër në vitin 2017. Shuma që ai pagoi shkoi drejt në llogaritë e fondacionit të fëmijëve “MakeA-Wish” me kërkesë personale të yllit portugez. Sulmuesi nuk ishte në sallë gjatë ankandit, por trofeu u dorëzua nga ish-menaxheri i tij, Zhorzh Mendesh.
Kristiano Ronaldo ka në këtë mënyrë 4 trofe të tjerë të “Topit të Artë” në muzeun e tij personal, të fundit prej të cilëve e fitoi në vitin 2017. Shitja e “Topit të Artë” është shndërruar në një traditë. Edhe trofeu i Di Stefanos në vitin 1957 u shit për një shifër rreth 70 mijë euro, ndërsa dy vite më vonë trofeu i tij u shit për 60 mijë euro.