Agim Rexhepi: Benjamin Netanyahu, një mik i madh i Kosovës
Themelues & Kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës” Kosovë, themeluar në 2004
Nga Agim Rexhepi
Themelues & Kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës” Kosovë, themeluar në 2004
Gjithmonë e kam deklaruar publikisht dhe dëshiroj ta përsëris se, do të doja që unë dhe pjestarët e kombit tim ta duam, veprojmë dhe të lobojmë për komb e shtet sikurse izraelitët.
Do të doja që unë/ne shqipëtarët, ta kemi një Kryeministër, lider të pa kontestueshëm, sikurse SH. T. Benjamin Netanyahu.
Sa iu përket veshjeve, krenarisë sonë kombëtare që do t’ua dërgoj së shpejti dhuratë, deklaroj se me këto veshje vëllezërit dhe motrat tona gjatë Luftës së Dytë Botërore i kanë strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe gjatë historisë e kanë mbrojtur pragun dhe teritoret e veta.
Të gjithë ata që merren sado pak me politikë e dinë që nuk ka qenë e lehtë vendimmarrja e z. Natanyahu për njohjen e Kosovës në kuptim shumëdimensional: interesa politike, ekonomike, ushtarake, miqësitë e vjetra…, por falë kërkesës së Presidentit Trump, Kryeministri Natanyahu e pranoi propozimin dhe u be njohja, u hapën Ambasadat në Izrael dhe Kosovë.
Po ashtu z. Natanyahu ndikoi edhe në shumë veprime përkrahjeje e favoreve politiko-ushtarake ndaj kombit tonë para, gjatë dhe pas lufte.
Ky veprim respekti e falenderimi iu adresohet në mënyrë indirekte Institucionit më të lartë shtetëror Kryeministrit dhe vetë popullit Izraelit.
Një fakt, edhe më dominant që më ka shtyrë të veproj e t’i ndajmë titullin “Mik i Kosovës”, në emër të Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, është pritja në aeroportin “Ben Gurion” që Kryeministri Natanyahu e bashkëshortja e tij, Sara, ia bënë grupit të parë të refugjatve nga Kosova, në 1999.
Në këtë formë kam dashtë që t’iu kthejmë borxhn moral që e kemi ne si komb ndaj shumë Senatorëve, Kongresistëve, sekretarve të shtetit, gjeneralëve e zyrtareve të lartë të Departmentit të SHBA me prejardhje hebreje për veprimet pro interesave të kombit dhe shtetve tona.
E veçanta: derisa në botë është shumë I shfaqur antisemitizmi, kam dashtë që nga Kosova (dhe në veçanti nga ne shqiptarët), të dërgohen mesazhe miqësie për popullin mik Izraelit.
Zoti e bekoftë z. Natanyahu!
Zoti e bekoftë popullin Izraelit!
Zoti e bekoftë popullin e Kosovës!