Shkencëtarët izraelitë gjejnë mënyrën e kthimit prapa të procesit të plakjes
Studimi i fundi i profesorit të universitetit të Tel Aviv Shai Efrati, bashkë me grupin e qendrës mjekësore Shamir, zbuloi se kur të rriturit e shëndetshëm mbi 64 vjeç vendoseshin në dhoma presioni me oksigjen të pastër për 90 minuta në ditë, pesë herë në javë për tre muaj, jo vetëm që procesi i plakjes ndalohej por “kthehej së prapthi”.
“Po kthehemi prapa në kohë,” tha Prof. Shai Efrati.
Disa shkencëtarë izraelitë kanë thënë së fundmi se kanë arritur me sukses të kthejnë prapa procesin biologjik të plakjes, duke përdorur vetëm oksigjen.
Studimi i fundi i profesorit të universitetit të Tel Aviv Shai Efrati, bashkë me grupin e qendrës mjekësore Shamir, zbuloi se kur të rriturit e shëndetshëm mbi 64 vjeç vendoseshin në dhoma presioni me oksigjen të pastër për 90 minuta në ditë, pesë herë në javë për tre muaj, jo vetëm që procesi i plakjes ndalohej por “kthehej së prapthi”.
Studimi fokusohej specifikisht në kthimin prapa të dy treguesve kryesorë të procesit te plakjes, siç janë shkurtimi i telomerave të ADN-së, që sjell akumulimin e qelizave senecente, ose qelizave të plakjes (të cilat nuk shumohen më por janë të gjalla dhe aktive nga aspekti metabolik).
Telomeri është fundi i një kromozomi dhe përbëhet nga sekuenca të përsëritura ADN-je të pakoduar, e cila mbron kromozomin nga dëmtimet gjatë shumimit.
Kur telomeri arrin njëfarë gjatësie, ata nuk mund të shumohen më dhe krijon qeliza senecente.
Rreth 35 të rriturve mbi moshën 64 vjeçe që morën pjesë në studim, iu bë terapia e oksigjenit hieprbarik, me oksigjen 100% të pastër, në një mjedis me presion mjedisor më të lartë se 1 atmosferë absolute, me qëllim shtimin e masës së oksigjenit të thithur nga indet e trupit.
Çdo 20 minuta pjesëmarrësve u kërkohej të hiqnin maskat e tyre, për të risjellë nivelet e oksigjenit në masë normale. Gjatë kësaj periudhe u vu re se rritja e niveleve të oksigjenit nxiti shumë mekanizma ndërmjetëse në trupin e njeriut, në të njëjtën mënyrë siç ato stimulohen nga mungesa e oksigjenit.
Mes efekteve të eksperimentit ishin përmirësime në vigjilencë, shpejtësi të procesimit të informacionit dhe ekzekutimit të funksioneve. Pjesmarrësve nuk iu kërkua ndryshim i stilit të jetesës, i dietës apo marrja e mjekimeve.
Doktorët thanë se ndryshimet e para ishin ekuivalente me nivelin celular të trupit të pjesmarrësve, 25 vjet me heret.
Efrati tha se studimi është prova se baza celulare e procesit të plakjes mund të kthehet prapa, duke i hapur rrugës së trajtimit të plakjes “si një sëmundje e shërueshme”./ Top Channel