
Ambasadorja Demiri merr pjesë në Forumin Diplomatik të Dhomave të Tregtisë së Izraelit
Në forum u diskutuan mundësitë që ofron tregu izraelit, në sektorët e ekonomisë, industrisë, shëndetësisë dhe bujqësisë.

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, me ftesë të Federatës së Dhomave të Tregtisë së Izraelit (FICC), mori pjesë në Forumin Diplomatik të organizuar nga ky institucion.
Presidenti i FICC, z. Uriel Lynn, Ministri i Ekonomisë dhe Industrisë (MEI) të Shtetit të Izraelit, z. Nir Barkat, dhe Zëvendëspresidenti dhe Drejtuesi i Komitetit Ndërkombëtar pranë FICC, z. Amir Shani, mbajtën fjalët hyrëse para ambasadorëve dhe pjesëtarëve të tjerë të korit diplomatik.
Ndiq "Izraeli Biznes" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
Në këtë forum u diskutuan mundësitë që ofron tregu izraelit, pas reformës së importit për prodhuesit e huaj, në sektorët e ekonomisë, industrisë, shëndetësisë dhe bujqësisë.
U fol edhe për tregtinë e jashtme dhe për parashikimet për ekonominë izraelite për vitin 2023.
Postimi i Ambsasadores Ines Demiri
Me ftesë të Federatës së Dhomave të Tregtisë së Izraelit (FICC), pata nderin të marr pjesë në Forumin Diplomatik të organizuar nga ky institucion.
Presidenti i FICC, z. Uriel Lynn, Ministri i Ekonomisë dhe Industrisë (MEI) të Shtetit të Izraelit, z. Nir Barkat, dhe Zëvendëspresidenti dhe Drejtuesi i Komitetit Ndërkombëtar pranë FICC, z. Amir Shani, mbajtën fjalët hyrëse para ambasadorëve dhe pjesëtarëve të tjerë të korit diplomatik.
Në këtë ofrum u diskutuan mundësitë që ofron tregu izraelit, pas reformës së importit për prodhuesit e huaj, në sektorët e ekonomisë, industrisë, shëndetësisë dhe bujqësisë.
U fol edhe për tregtinë e jashtme dhe për parashikimet për ekonominë izraelite për vitin 2023.
Në mesin e folësve ishin edhe z. Inon Elroy, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm dhe Shef i Autoritetit për Bashkëpunim Industrial në MEI të Izraelit, znj. Pnina Oren Shneydor, Shefe për Shërbime Kombëtare të Ushqimit në Ministrinë e Shëndetësisë së Izraelit, znj. Stav Cohen, Këshilltare e Lartë e Drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Izraelit, Prof. Nachman Ash, ish-Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, z. Zivka Schwimmer, Kryeshef Ekzekutiv i kompanisë “Electra Consumer Products”, z. Ohad Cohen, Komisioner Tregtie, Drejtor i Administratës për Tregti të Jashtme në MEI, znj. Yael Ravia-Zadok, Zëvendësdrejtore e Përgjithshme në Divizionin për Ekonomia në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, dhe Prof. Leonardo Leiderman, Këshilltar kryesor ekonomik pranë “Bank Hapoalim”, njëra prej bankave tregtare më të mëdha në Izrael. ????