“Israeli House Albania” i bëri një shërbim të jashtëzakonshëm Shqipërisë!

Për herë të parë një delegacion nga Shteti i Izraelit, i një niveli shumë të lartë erdhi në Shqipëri


Nga Alban Daci

Për tri ditë, Shqipëria ishte e përfshirë në përkujtim të “Holokaustit”! Por, ndryshe nga e herët e tjera, këtë herë pati një rëndësi të jashtëzakonshme, sepse për herë të parë një delegacion nga Izraeli, i një niveli shumë të lartë erdhi në Shqipëri dhe përbëhej nga ish-Kryetar i Knesset (Parlamenti i Izraelit), Ministra, ish-Ministra, deputetë dhe sipërmarrës të rëndësishëm!

Indrit Kolleshi, Presidenti i”Israeli House of Albania”

 

Vizita e tyre nisi me homazhe në Monumentin e Holokaustit ku ishte i pranishëm Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj; ish-Presidenti Alfred Moisiu, përfaqësues të “Israeli House Albania” dhe të tjerë!

Më pas, prania e delegacionit nga Izraelit vazhdoi me praninë në Kuvendin e Shqipëri, që kishte organizuar një seancë të jashtëzakonshme plenare në kujtim të “Holokaustit” dhe morën fjalën z. Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar të PS, znj. Elisa Spiropali në emër të Qeverisë, z. Enkelejd Alibeaj si Kryetar i Grupi Parlamentar të PD dhe po ashtu edhe z. Fatmir Mediu.

Nuk mungoi as videomesazhi i Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog! Mesazhet ishij të qarta: Kurrë më antisemetizëm në emër të etnisë, besimit fetar, ngjyrës! Me rëndësi të madhe ishte edhe takimin në Akademinë e Shkencave!

Ndërsa në mbrëmje ishte takimi në Pallatin e Kulturës, i cili si rrallë herë bëri bashkë të gjithë faktorin politik shqiptar ku nuk mungoj ish Kryeministri Hoti, përfaqësues nga Maqedonia e Veriut, perfaqësues të Opozitës shqiptare, ministra të qeverisë shqiptare si dhe delegacioni nga Izraeli!

Alban Daci, anëtari i bordit të “Israel House Albania”

 

Në diskutimet e tyre u fol për marrëdhënie e hershme mes shqiptarëve dhe izralianëve me praninë e një sinagoge në Sarandë që daton që në shekullin e pestë e po ashtu për faktin se Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë që hebrenjtë i kishte mbrojtur duke bërë që numri i tyre pas Luftës të II të ishte më i madh se para fillimit të Luftës!

Me rëndësi të veçantë ishin fjalimet e palës së delegacionit izralian që shprehën devotshmërinë për t’i forcuar më tej marrëdhëniet mes popujve dhe cilësuan faktin se për shkak të historisë shqiptarët e izralianët janë vëllezër dhe me aktin e shpëtimit, shqiptarët nuk kane shpëtuar vetëm 3 mijë e ca hebrenj, por kanë shpëtuar familje e breza të tërë, sepse tashmë nga personat e shpëtuar ka gjenerata të tjera prej fëmijëve dhe nipërve e mbesave! Ndërsa dje ishte edhe takimi i fundit duke festuar 31 vjet të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Izraelit!

 

Foli ish-ambasadori ynë në Izrael z. Tonin Gjuraj, z. Taulant Balla, z. Yeniel (Hilik) Bar ish n/Kryetar i Knesset, z. Shaban Sinani (historian), z. Issawi Frej ish Ministër për Bashkëpunimin Rajonal, Omer Bar Lev ish Ministër i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Kreshnik Çollaku (deputet i PD), Shalom Danino, deputet i Knesset dhe Lindita Nikolla, Kryetare e Kuvendit!

Gjatë diskutimeve u theksua se marrëdhëniet me Izraelit e Shqipërisë janë të hershme si dhe mundësia që të shoqërohen me marrëveshje konkrete në fushën e investimeve, arsimore dhe ose jo edhe në fushën e sigurisë! Përfaqësuesit e delegacionit Izralian u zotuan se sapo të riktheheshin në Atdhe do të flisnin kudo për Shqipërinë dhe shqiptarët si në Parlament, media, televizione, gazeta, portale, në qeveri! Po ashtu propozuan si hap të parë vendosjen e një linje direkte mes Tiranës dhe Izraelit!

Roli i “Israeli House” ishte i jashtëzakonshëm në këto tre ditë aktivitete për disa arsye:

1. Njohja e delegacionit izralian me fakte për rolin që ka luajtur Shqipëria dhe familjet shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve!
2. Paraqitja e fakteve historike si provë e kontakteve prej më shumë se 2 mijë vitesh mes shqiptarëve dhe izralianëve
3. Bërja e mundur vizita e një delegacioni kaq të rëndësishëm Izralian që vizitonte për herë të parë Shqipërinë!
4. Nxitja për të bërë që marrëdhëniet mes Izraelit dhe Shqipërisë të jenë në një standard të lartë bashkëpunimi shumëdimensional
5. Krijimi i një tradite dypalëshe që për arsye historike e jo vetëm kanë shumë çfarë të bashkëndajnë!

“Izraeli House” i ka bërë një shërbim të Jashtëzakonshëm Shqipërisë duke e afruar si kurrë më parë me Izraelin, tani ju takon përfaqësuesve të institucioneve shqiptare të kuptojnë rëndësinë, të kapin okazionin dhe të insistojnë në konkretizime me marrëveshje ekonomike e jo vetëm!


*Anetar Bordi i “Israeli House”

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit