Mbrojtja nga sulmet kibernetike, Izraeli ndihmon Shqipërinë

Qeveria izraelite konkretizon angazhimin për të ndihmuar Shqipërinë, në përballjen me sulmet kibernetike.


Qeveria izraelite konkretizon angazhimin për të ndihmuar Shqipërinë, në përballjen me sulmet kibernetike dhe shtimin e kapaciteteve mbrojtëse.

Vitin e shkuar ishte zëvendësministri i Jashtëm izraelit Idan Roll, i cili në një takim në Berlin me ministren e punëve të jashtme, Olta Xhaçka, ofroi të ndajmë njohuritë dhe përvojën e Izraelit, në mbrojtjen kibernetike.

Top Channel mëson se në Telaviv, Gaby Portnoy, Drejtor i përgjithshëm drejtoria kibernetike të Izraelit së bashku me Igli Tafën, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi.

Qëllimi i këtij memorandumi është forcimi kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë pas vendosjen në shënjestrën e hakerave të Iranin prej Korrikut të vitit të shkuar.

Memorandumi gjithashtu parashikon ndarjen e ndërsjellët të informacionit mes Izraelit dhe Shqipërisë.

Ky zhvillim vjen në ditën e dytë të një konferencë ndërkombëtare, që po mbahet në Telaviv ku fokusi është siguria kibernetike, një sfidë që duhet fituar duke i mësuar njerëzit sesi të mbrohen.

Siç edhe raportoi Erina Matraxhiu e dërguara e Top Channel në këtë konferencë, në Izrael ndërgjegjësimi nis me qytetarët e shkon deri në institucionet më të rëndësishme, qeveria, ushtria, spitalet etj.

Kryeministri Izraelit Benxhamin Netanjahu, përmes një videomesazhi drejtuar kësaj konference tha se për ta fituar betejën me sulmet kibernetike na duhet bashkëpunim me sektorin privat.

Ne theksoi kryeministri Izraelit, po ndërtojmë një shkollë për për shkencat kibernetike në Be’er Sheva ku do të studiojnë 20.000 studentë.

Në javën e sigurisë kibernetike të organizuar në Izrael zyrtarët po shpjegojnë konceptin se si “Kupola” me të cilën në Izraeli mbron çdo strukturë nga sulmet kibernetike, është hallka e fundit e një zinxhiri që nis me ndërgjegjësimin e çdokujt.

Në Izrael ekziston një linjë e veçantë shërbimi si urgjencat dhe policia ku çdo qytetar që dyshon se i është hakeruar, telefoni ose kompjuteri telefonon për të kërkuar ndihmë.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit