
“Nimrod Yaron Co.”, kompania izraelite në fushën e konsulencës tatimore hap degën e saj në Shqipëri
“Nimrod Yaron Albania”, një urë lidhëse midis bizneseve izraelite dhe shqiptare. Ka filluar rekrutimi i stafit shqiptar.

“Nimrod Yaron Co.”, një firmë lider izraelite në fushën e konsulencës tatimore, hapi së fundmi një degë në Shqipëri dhe tani po rekruton personel për degën e re, “Nimrod Yaron Albania”.
Aktiviteti ekonomik mes Izraelit dhe Shqipërisë është rritur ndjeshëm kohët e fundit, falë një traktati për parandalimin e taksimit të dyfishtë, traktat që firma asistoi qeverinë shqiptare dhe ambasadën izraelite për nënshkrimin.
Ndiq "Izraeli Biznes" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
Firma aktualisht punëson juristë, kontabilistë, ekonomistë dhe studentë dhe këtë javë fillon një proces shqyrtimi dhe intervistash për punonjës shtesë në degën në Tiranë.
Partneri menaxhues i firmës, Nimrod Yaron, po e viziton Shqipërinë për herë të dytë këtë vit.
Gjatë vizitës, Yaron u takua me ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Dr. Delina Ibrahimaj, si dhe janë planifikuar takime shtesë me subjekte qeveritare dhe private në fushën e biznesit.
Qëllimi është të lehtësojë lidhjet e biznesit midis Izraelit dhe Shqipërisë dhe ta bëjë zyrën një urë lidhëse midis bizneseve izraelite dhe shqiptare.
Progresi i fundit simbolizon një drejtim të ri dhe pozitiv në marrëdhëniet mes Izraelit dhe Shqipërisë, progres që përfshin jo vetëm bashkëpunimin, por edhe thellimin e njohurive nga të dyja palët.
Dega e re në Shqipëri shpreson të tërheqë bizneset shqiptare nga të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e teknologjisë së lartë.
Synimi është që bizneset shqiptare nga të gjitha fushat të kontaktojnë firmën për të krijuar marrëdhënie dhe bashkëpunime me firmat izraelite, fondet e kapitalit sipërmarrës, financimin e teknologjisë së lartë, etj.