
Rriten eksportet e Izraelit në Shqipëri
Makineritë dhe pajisjet mekanike nga Izraeli shënuan një rritje mbresëlënëse në vlerën e eksportit në Shqipëri për gushtin.

Pavarësisht situatës aktuale në Izrael, numri i eksporteve izraelite në Shqipëri vazhdon të rritet.
Lajmin e bëri të ditur Ambasada e Izraelit në Shqipëri, përmes një postimi në platformën “LinkedIn” nga Klajd Heta, kreu Departamentit të Ekonomisë në ambasadë.
Makineritë dhe pajisjet mekanike nga Izraeli shënuan një rritje mbresëlënëse në vlerën e eksportit në Shqipëri për muajin gusht 2024. Sektori i prodhimit të Izraelit bazohet në procese, vegla dhe makineri intensive dhe të sofistikuara të kërkimit dhe zhvillimit dhe teknologjisë së lartë.
Ky është rezultat jo vetëm i zhvillimit intensiv të Izraelit si shtet, por edhe i nevojës së vendeve të tjera, si Shqipëria, për të importuar produkte cilësore përkatëse nga Izraeli.