
Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”, Izrael.
Koçiu ndau në rrjetet sociale momente nga takimi me Hareven me të cilin diskutoi për rritje të bashkëpunimit.
Ndiq "Izraeli Biznes" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në ‘Sheba Medical Centre’, Izrael, ku diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit shkencor, shkëmbimin e njohurive mjekësore, përmirësimin e protokolleve të trajtimit, transferimin e teknologjive të avancuara mes ekipeve tona shëndetësore”, tha Koçiu.